HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN METROPOLITAN TË BUDAPESTIT NË HUNGARI PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË DHE TË DYTË (BACHELOR DHE MASTER).

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2024 – 2025, në Universitetin e Matropolitan të Budapestit, Hungari (https://www.metubudapest.hu/ ).

Nivelet e mobilitetit për studentët:

  • Bachelor;
  • Master;

Numri i kuotave:

  • 1 student.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

  • Fakulteti i Biznesit.

    

Afati i aplikimit: 20 Tetor 2024.

 

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Matropolitan të Budapestit, Hungari:

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          CV në gjuhën angleze;

–          Fotografi pasaporte, në formatin jpeg.

 

Kriteret për aplikim:

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;

–  Performancë të mirë akademike.

 

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro/muaj, 275 Euro Transporti. 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.ala ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish