HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN LIEGE, NË BLEGJIKË
PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR)/ DYTË (MASTER).
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit ERASMUS+, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2023 – 2024, në Universitetin Liege në Belgjikë (https://www.uliege.be/cms/c_8699436/fr/uliege).
Nivelet e mobilitetit për studentet:
Bachelor / Master.
Numri i kuotave:
2 studentë.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
Fakulteti i Shkencave Politike Juridike (Departamenti Shkenca Politike):
– 1 kuotë Bachelor në Shkenca Politike (Gjuhë e huaj : Frengjisht / Anglisht)
– 1 kuotë Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. (Gjuhë e huaj: Frengjisht / Anglisht)
Afati i aplikimit: 24 Prill 2022.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Liege, Belgjikë:
– Kopje e pasaportës;
– CV në gjuhën angleze;
– Fotografi pashaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht.
– Vërtetim student (i përkthyer në anglisht);
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B1;
– Njohuri shumë të mira të gjuhës frënge niveli B1;
– Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 euro në muaj, 275 Euro Transporti.
Dokumentat duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@gmail.com.