PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE TË DYTË (MASTER).
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2024 – 2025, në Universitetin e Miskolc në Hungari https://en.uni-miskolc.hu/en ).
Nivelet e mobilitetit për studentet: • Bachelor; • Master. Numri i kuotave: • 4 studentë. Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon: • Fakulteti i Biznesit
Afati i aplikimit: 30 Shtator 2024.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës. Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Miskolc: – Kopje e pasaportës; – CV në gjuhën angleze; (max 4 faqe) – Vërtetim student (i përkthyer në anglisht); – Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht); Kriteret për aplikim: – Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B1; – Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 euro në muaj, 275 Euro Transporti.
Dokumentat duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al .