Në kuadër të Marrëveshjes Ndër-Institucionale me Universitetin e Shkencave të Aplikuara -Poloni,(https://sopocka.edu.pl/), për programin Erasmus + Staff Mobility, UAMD hap thirrjen për mobilitet për vitin akademik 2023-2024.
Mobiliteti konsiston në trajnim (javë ndërkombëtare) për stafin akademik në Sopot University’s, Poloni, në gjuhën angleze, për një javë (5 ditë) në universitetin pritës, në datat 3-7 Qershor 2024.
Numri i kuotave për stafin Akademik:
2 (dy).
Fakultetet si më poshtë vijon:
Faculty of Education
Faculty of Professional Studies
Fakulteti Biznesit
Fakulteti Shkencave Politike Juridike
Fakulteti Teknologjisë së Informacionit
Afati i aplikimit: 6 Maj 2024
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Sopot University’s, Poloni :
CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;
Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro /dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në kuotën 275 Euro.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën denisamerhadi@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.alose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, Zyra 321, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rr. “Taulantia”, Durrës.