Departamenti i Sociologjisë

Përshkrimi i Departamentit të Sociologjisë

Departamenti i Sociologjisë është një nga gjashtë njësitë bazë të Fakultetit të Edukimit dhe përbëhet nga dhjetë anëtarë. Misioni i Departamentit, bazuar edhe në Statutin e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, është të krijojë, transmetojë dhe zhvillojë dije përmes mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve. Duke ndjekur programe mësimore bashkëkohore, Departamenti synon të formojë dhe përgatisë studiues të rinj në fushën e sociologjisë, të kualifikuar dhe të gatshëm për tregun e punës.

Misioni lidhet gjithashtu me garantimin e cilësisë dhe përmbushjen e standardeve akademike, si dhe me nxitjen, mbështetjen dhe zhvillimin e aktivitetit shkencor të pedagogëve. Me një staf të ri në moshë, por të pasur në përvojë në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, Departamenti udhëheq me përkushtim rrugëtimin studentor dhe profesional, duke menaxhuar me cilësi dhe përgjegjësi mbarëvajtjen e studimeve në të dy ciklet – Bachelor dhe Master.

Stafi akademik i Departamentit i kushton rëndësi të veçantë kërkimit shkencor, duke lartësuar emrin e UAMD-së përmes pjesëmarrjes aktive në konferenca shkencore (kombëtare dhe ndërkombëtare), botimeve në revista shkencore, organizimit të konferencave dhe kurorëzimit të përpjekjeve të tij me tituj dhe grada shkencore.

Në qendër të vëmendjes së anëtarëve të Departamentit të Sociologjisë është puna intensive dhe e përgjegjshme në të mirë të komunitetit studentor, akademik-shkencor dhe atij vendas.

Study Programs

Filozofi-Sociologji

Bachelor

Shërbime Sociale dhe Komunitare

Professional Master

Staff:

Department HeadProf.As.Dr. Juljana Laze

Juljana LAZE është Profesore e Asociuar në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, me doktoratë në Sociologjinë e Edukimit.  Me mbi 15 vjet përvojë në mësimdhënie, ajo mbulon lëndë të Sociologjisë dhe nëndegëve të saj. Ajo ka dhënë mësim brenda dhe jashtë vendit ka zhvilluar projekte kërkimore mbi politikat arsimore. Duke pasur eksperienca ndërkombëtare si pedagoge e ftuar, ka krijuar një rrjet të gjërë bashkëpunimesh akademike me universitete dhe institucione kërkimore në Evropë.  Prof. as. dr. Laze është vlerësuar gjithashtu për aftësinë e saj për të sjellë një perspektivë kritike dhe inovative në studimet e saj, duke kombinuar analiza sociologjike me qasje praktike për zgjidhjen e problemeve në fushën e edukimit. Ajo është Anëtare e International Sociological Association. Interesat e saj kërkimore fokusohen në fushën e sociologjisë së edukimit.

LecturerProf. Dr. Lekë SOKOLI

Lekë SOKOLI (Prof. Dr) është profesor  pranë Departamentit të Sociologjisë, Fakultetit të Edukimit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Për më se 30 vjet ai është marrë me studime, botime dhe mësimdhënie në fushën e sociologjisë, filozofisë e shkencave të tjera sociale. Prof. Dr. Sokoli është, drejtor themelues i Institutit Shqiptar të Sociologjisë, president themelues i Shoqatës Sociologjike Shqiptare (ALBSA), si dhe iniciator i themelimit të Forumit Sociologjik të Ballkanit (BSF). Gjithashtu, themelues i revistës shkencore ndërkombëtare “Studime Sociale” revistë dygjuhëshe (shqip dhe anglisht). Ka marrë pjesë si referues në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Është autor i mbi 25 librave (monografi apo tekste universitare) të botuar në shqip apo edhe në anglisht.

LecturerProf. As. Dr Doreta KUÇI

Doreta KUÇI ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në fushën e punës sociale, duke zhvilluar politika sociale dhe praktika për mbrojtjen e grupeve të vulnerabël. Ka botuar artikuj dhe ka marrë pjesë në konferenca kombëtare e ndërkombëtare. Prof. as. Dr. Kuçi jep kurse të lidhura kryesisht me fushën e punës sociale dhe shkencave sociale në përgjithësi, të cilat fokusohen në trajtimin e çështjeve që lidhen me politikat sociale, mbrojtjen socile, menaxhimin e çështjeve të vulnerabilitetit dhe ndërhyrjen sociale për grupet në nevojë. 

LecturerDr. Enkelejda Cenaj

Enkelejda CENAJ është lektore e Sociologjisë pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, mban gradën shkencore “Doktor i Sociologjisë”. Me mbi 15 vjet përvojë në mësimdhënie, ajo mbulon lëndë të Sociologjisë dhe është anëtare aktive e Institutit Shqiptar të Sociologjisë dhe International Sociological Association. Fokusimi i saj kërkimor përfshin papunësinë, dhunën në familje dhe çështjet gjinore, me publikime dhe kontribut në politikat sociale në vend. Ajo mentoron studentët dhe nxit hulumtimin, duke kontribuar në zhvillimin e brezit të ri të studiuesve.  Angazhimi i saj në mentorimin e studentëve dhe inkurajimi i tyre për hulumtim përbëjnë një pjesë të rëndësishme të kontributit të saj në zhvillimin e brezit të ri të studiuesve në këtë fushë.

LecturerDr. Merlina Koseni (Pograzha)

Merlina KOSENI (POGRAZHA) është lektore në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, që nga 2007. Ka doktoratë në filozofi nga Universiteti i Tiranës dhe master në Administrim Publik. Ajo është aktive në zhvillimin e politikave sociale dhe pjesëmarrëse në konferenca kombëtare e ndërkombëtare, me botime të shumta në revista shkencore. Ajo ka kontribuar në edukimin dhe formimin e studentëve, duke i përgatitur ata për të ofruar shërbime të cilësisë së lartë në sektorin social dhe për të trajtuar çështje të ndërlikuara të komunitetit. Aktualisht, mban pozicionin e  Zv. Dekanit në Fakultetin e Edukimin, UAMD. Është  Anëtare e Institutit Shqiptar të Sociologjisë.

LecturerDr. Jak Simoni

Jak SIMONI është lektor në Universitetin “Aleksandër Moisiu” dhe Universitetin e Tiranës. Me doktoratë nga Universiteti i Tiranës dhe diplomë në filozofi nga Universiteti i Milanos, ai jep lëndët si: Logjikë, Filozofi edukimi, Mendim kritik etj. Simoni është i përkushtuar në studimet mbi logjikën formale dhe mendimin kritik, duke publikuar dhe prezantuar në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare artikuj që lidhen me këtë fushë studimi. Në leksionet e tij, ai inkurajon studentët të mendojnë në mënyrë të pavarur, duke i nxitur ata të angazhohen në diskutime aktive. Pjesëmarrja e tij në konferenca dhe botimet në revista shkencore dëshmojnë për përkushtimin e tij në avancimin e njohurive, duke ndihmuar në krijimin e një kulture akademike që inkurajon mendimin e thellë dhe debatet intelektuale.

LecturerDr. Matilda Likaj

Matilda LIKAJ është lektore në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, me doktoratë në Sociologji nga Universiteti i Tiranës. Ajo ka mbi 12 vjet përvojë në mësimdhënie dhe kërkime në fushën e emigrimit dhe integrimit social, me mbi 20 publikime dhe pjesëmarrje në 40 konferenca. Libri i saj “Emigrimi dhe Integrimi Social” është një nga veprat më të njohura. Angazhimi i saj në kërkimin shkencor dhe mësimdhënie, së bashku me përkushtimin për t’i ndihmuar studentët të zhvillojnë një kuptim të thellë të çështjeve sociale, e vendosin Dr. Matilda Likaj si një nga ekspertet kryesore në fushën e sociologjisë në vend.

LecturerDr. Risvan Tërshalla

Risvan Tërshalla është lindur në Dibër më 15.12.1984. Ai zotëron një diplomë Bachelor i Shkencave në Filozofi nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale. Nga po i njëjti Universitet e Fakultet, mban gradën Masteri Shkencave në Filozofi dhe po aty, ka mbrojtur gradën Doktor në Filozofi. Risvan Tërshalla është lektor me kohë të plotë pranë Departamentit të Sociologjisë, Fakulteti i Edukimit, Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe kohe, ai është angazhuar edhe si lektor me kohë të pjesshme për disa vite, pranë Departamentit të Filozofisë në Universitetin e Tiranës. Risvan Tërshalla është autor dhe bashkë-autor i disa publikimeve në revista shkencore Brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka marrë pjesë në shumë në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Interesat e tij në kërkim janë filozofia politike e morale, etika dhe komunikimi.

LecturerDr. Ramiola KALEMI

Ramiola KALEMI është lektore në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Ka përfunduar doktoraturën në Shkenca Shoqërore në Universitetin New York, Tiranë, dhe zotëron një Master Ndërkombëtar nga Universiteti i Palermos. Ka punuar në projekte të shumta sociale dhe drejtuese në fushën e menaxhimit urban dhe ndryshimit të roleve gjinore. Ajo ka botuar artikuj shkencorë dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme. Gjithashtu, Dr. Ramiola Kalemi është autore dhe bashkë-autore disa publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. 

en_USEnglish