Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe të Natyrës është një nga tre njësitë bazë të Fakultetit të Studimeve Profesionale dhe përbëhet nga 9 anëtarë.
Me një staf relativisht të ri në moshë dhe të kualifikuar, Departamenti zotëron kapacitetet e nevojshme për mësimdhënie jo vetëm në programet profesionale 2-vjeçare, por edhe në programet Bachelor dhe Master që ofron ky fakultet, si dhe fakultetet e tjera.
Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe të Natyrës ka në përbërje edhe dy laboratorë didaktikë: laboratorin e Kimi-Biologjisë dhe laboratorin e Fizikës. Këta laboratorë disponojnë specialistë të kualifikuar, të cilët ndihmojnë në realizimin e eksperimenteve të ndryshme të planifikuara në kuadër të programeve studimore.
Stafi akademik i Departamentit i kushton rëndësi të veçantë kërkimit shkencor, duke u angazhuar përmes pjesëmarrjes aktive në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, botimeve në revista shkencore prestigjioze, si edhe aplikimit në projekte të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Aktualisht, Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe të Natyrës ofron 4 programe profesionale studimi 2-vjeçare.
Staff:
Dr. Marsida Klemo është lektore me kohë të plotë prej 14 vitesh në Fakultetin e Studimeve Profesionale (FSP) të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Ajo është diplomuar në programin 5-vjeçar në Fizikë, ka kryer studimet pasuniversitare në drejtimin Biofizikë dhe mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave”, të gjitha të fituara pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.
Në periudhën 2009–2011 ka mbajtur pozicionin e zv/dekanes për anën mësimore, ndërsa që nga viti 2014 dhe aktualisht është Drejtuese e Departamentit të Shkencave të Aplikuara dhe të Natyrës në Fakultetin e Studimeve Profesionale.
Gjatë eksperiencës së saj akademike, Dr. Klemo ka kontribuar jo vetëm në mësimdhënie dhe menaxhimin e departamentit, por edhe në kërkimin shkencor. Ajo ka publikuar mbi 15 artikuj në revista ndërkombëtare, përfshirë revista me faktor impakti, ka hartuar tekste universitare për studentët dhe ka referuar në rreth 20 konferenca ndërkombëtare.
Prej disa vitesh, ajo është angazhuar si eksperte dhe kërkuese shkencore në projekte të financuara nga Komuniteti Europian, me fokus në mjedisin dhe burimet natyrore.
Prof. As. Dr. Erjola Keci, e lindur në Tiranë, Shqipëri, është aktualisht Zv/Dekane Shkencore pranë Fakultetit të Studimeve Profesionale të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Ajo është gjithashtu lektore e lëndëve Biologji, Mikrobiologji dhe Gjenetikë pranë Departamentit të Shkencave të Aplikuara dhe të Natyrës.
Prof. As. Dr. Keci zotëron një diplomë 5-vjeçare në Biologji pranë Departamentit të Biologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Ajo ka përfunduar gjithashtu studimet e ciklit të dytë “Master Shkencor” pranë të njëjtit departament dhe fakultet. Në vitin 2014, ajo përfundoi studimet e doktoratës në Biologji, duke fituar gradën shkencore “Doktor i Shkencave”.
Menjëherë pas përfundimit të doktoratës, Prof. As. Dr. Keci fitoi të drejtën për një kualifikim ndërkombëtar pranë CNR (Centro Nazionale delle Ricerche, Itali) – Qendra Kombëtare Kërkimore në Itali dhe Universitetit të Palermos, në laboratorët e Taksonomisë Molekulare dhe Gjenetikës së Popullatave dhe Evolucionit, për një periudhë gjashtëmujore. Përveç formimit të saj akademik, ajo ka kryer edhe një sërë specializimesh afatshkurtra brenda dhe jashtë vendit.
Prof. As. Dr. Keci ka mbi 14 vite eksperiencë akademike dhe më shumë se 15 vite angazhim në projekte ndërkombëtare që lidhen me politikat e ruajtjes dhe mbrojtjes së natyrës dhe ujërave, menaxhimin e burimeve natyrore dhe ujore, si edhe programet e monitorimit të cilësisë së ujërave.
Ajo zotëron njohuri të avancuara mbi kërkesat e Bashkimit Europian në fushën e mjedisit, përfshirë Direktivën Kuadër të Ujit dhe direktiva të tjera europiane të lidhura me mjedisin. Praktika e saj profesionale përfshin kryesisht:
Prof. As. Dr. Keci është autore e tekstit të Biologjisë për studentët e shkencave mjekësore, si edhe autore dhe bashkautore e raporteve teknike kombëtare dhe ndërkombëtare, monografive dhe një numri të madh publikimesh në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Dr. Anisa Liti është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Shkencave të Aplikuara dhe
Natyrës, Fakulteti i Studimeve Profesionale, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës. Ajo ka
përfunduar studimet Bachelor në “Biologji”, Master Shkencor në “Biologji Molekulare” dhe
Doktoraturë në “Mikrobiologji e Biologji Molekulare” pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore,
Universiteti i Tiranës. Gjatë karrierës së saj akademike ajo ka publikuar një sërë artikujsh
shkencorë në Revista Shkencore Ndërkombëtare e Kombëtare, ka referuar një sërë punimesh
shkencore në Konferenca Shkencore Nderkombetare e Kombetare dhe ka pergatitur cikel
leksionesh per lendet “Mikrobiologji Speciale” e “Gjenetike Mjeksore”. Ajo ka qene pjese si
eksperte e disa Projekteve te financuara nga BE.
Dr. Milidin Bakalli është pedagog në Departamentit e Shkencave Natyrore të Aplikuara, pranë
Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës që nga muaji Shtator 2017. Nga muaji Tetor 2014 deri
në muajin Shtator 2017 ka qenë lektor në Departamentin e Mjekësisë, Fakulteti i Studimeve
Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Është diplomuar në Biokimi në
Fakultetin e Shkencave Natyrore, Universitetin i Tiranës dhe ka përfunduar studimet Master në
drejtimin Mikrobiologji-Bioteknologji po në këtë fakultet. Në vitin 2013 ka fituar titullin
shkencor Doktor në Bioteknologjinë Bimore pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore, Universiteti
i Tiranës.Gjatë viteve 2003-2014 ka kryer detyra të ndryshme në Laboratorit Qendror të Forcave
të Armatosura në Ministrinë e Mbrojtjes si, Shef Seksioni i Mjeteve Mbrojtëse Kundra Kimike,
Shef Seksioni i Analizave Kimike të Lëndëve Plasëse dhe Baruteve, Shef Seksioni i Analizave të
Karburant Lubrifikantëve dhe Përgjegjës i Laboratorit të Intendencës e Bakterologjik. Ai
gjithashtu ka ndjekur kurse të ndryshme ndërkombëtare dhe kombëtare në fushë e testimeve dhe
menaxhimin e laboratoreve testues kalibrues mbi cilësinë dhe akreditimin, si dhe në fushën e
mbrojtjes nga armët e dëmtimit në masë. Gjithashtu ka prezantuar një sërë punimesh shkencore
në konferenca e kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka botuar artikuj shkencorë në revista
kombëtare dhe ndërkombëtare me faktorë impakti. Është bashkëautor i tekstit mësimorë
“Biokimia Mjekësore” Interesat kërkimore-shkencore i ka në fushën e aplikimit të analizave dhe
testimeve laboratorike në Biokimi, Bioteknologji, Mikrobiologji, Kimi mjedisore, Mbrojtje
Mjedisi si dhe mësimëdhënie.
Dr. Ing. Eli Vyshka is the author and co-author of more than 17 publications in scientific journals and 30 papers in regional, national and international conferences, 5 scientific research projects. Her publications include, among others, studies of inter-multimodal transport, equipment and operations on ships and ports, global supply chain management and logistics centers.
Recently, he has been trained on innovation, research and development, small and medium-sized enterprise projects by The Safety and Reliability Society (SARS Org. UK) through sponsorship from the EU Railway Agency and international consultations in the field of safety.
Prof As. Dr Majlinda SANA ka mbaruar studimet nё Fakultetin e Shkencave tё Natyrёs, dega
“Kimist Industrial” nё vitet 1989-1994 nё Tiranё. Nё vitin 2011 mbaroi studimet Master i nivelit
tё dytё nё: “Elektrokimia e korrozionit dhe dukuritё sipёrfaqёsore” nё Fakultetin e Shkencave tё
Natyrёs. Nё qershor tё vitit 2013, mori gradёn shkencore “DOKTOR’’, me temё: “Vlerёsimi
krahasues mbi pёrdorimin e agjentёve redox nё miellrat e prodhuara nga disa kultivarё gruri tё
vendit dhe importit pёr prodhimin e brumёrave pёr bukё e ёmbёlsira”. Gjatё viteve 2000-2008
ka punuar nё Industrinё Farmaceutike “Prodentalfarma e Profarma’’si kimiste e lёndёve tё para
dhe e produktit tё gatshёm, shefe prodhimi e produkteve sterile. Gjatё viteve 2008-2011 ka
punuar si asistente nё “Albanian University’’Nё vitin 2011-2014 ka punuar si pedagoge e
jashtme, pranё Universitetit “Kristal”.Nga viti 2013 punon si pedagoge e brendshme nё
Universitetin “Aleksandёr Moisiu’’Durrёs.
Ne maj 2021 mori titullin “Profesor i Asociuar” Fakulteti i Shkencave te Natyres,Universiteti i Tiranes.
Ështё autore e shumё artikujve nё revista tё botuara brenda dhe jashtё vendit , si dhe ka marrё
pjesё nё shumё prezantime nё Konferenca Kombёtare e Ndёrkombёtare.
Ёshtё autore e tre monografive tё botuara nga LAP,Lambert Academic Publishing.
Ështe pjesë e bordeve editoriale në disa revista të huaja.
Dr. Laura Gjyli fitoi doktoraturën pranë Universitetit të Tiranës në fushën e bioteknologjisë, duke kontribuar në identifikimin e pranisë së specieve cianobakteriale, për herë të parë në ujërat detare shqiptare, bazuar në amplifikimin PCR të sekuencave të ADN-së ribozomale 16-23S.
Ajo është pjesë e stafit themelues të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, universiteti më i ri publik në Shqipëri, ku zhvillon leksione në fushën e biologjisë dhe mikrobiologjisë. Që nga viti 2007, Dr. Gjyli është angazhuar në kërkime shkencore që lidhen me vlerësimin e cilësisë së ujit. Ajo është autore dhe bashkautore e parë e më shumë se 20 artikujve shkencorë të botuar në revista ndërkombëtare.
Ndër artikujt e saj më të fundit përfshihen: “Plastikat detare në vijën bregdetare shqiptare: Informacion bazë për menaxhim të përmirësuar”, botuar në revistën Elsevier: Ocean & Coast Management, si dhe “Vlerësimi i mbetjeve detare në disa plazhe përgjatë vijës bregdetare të Adriatikut Jugor (Shqipëri)”, botuar në Handbook of Environmental Chemistry, Springer, Berlin.
Dr. Gjyli jep një kontribut të rëndësishëm në edukimin e të rinjve shqiptarë përmes aktiviteteve kërkimore shkencore dhe angazhimit në komunitet. Ajo është koordinatore dhe themeluese e konferencës studentore “Mjedisi dhe Shëndeti i Njeriut”, si edhe e grupit Biolovealbaniangroup, i krijuar në vitin 2018 me pjesëmarrjen e vullnetarëve të shkollave të mesme, studentëve, mësuesve dhe profesorëve nga qyteti bregdetar i Durrësit. Ky grup u bë pjesë e projektit Interreg Med ACT4LITTER Marine Litter Watch Month, i fokusuar në pastrimin dhe studimin e mikroplastikave në bregdetin shqiptar.
Në vitin 2019, Biolovealbaniangroup fitoi çmimin e argjendtë në ceremoninë “Olympiad on Best Knowledge Against Disasters”, një konkurs ndërkombëtar i organizuar në kuadër të projektit BeSafeNet, i zbatuar nga Mbrojtja Civile e Qipros / Ministria e Brendshme dhe i sponsorizuar nga Marrëveshja Evropiane dhe Mesdhetare për Rreziqet e Mëdha (EUR-OPA), Këshilli i Evropës, Strasburg.
Dr. Gjyli mori një vlerësim prej 78% për projektin e propozuar “Effects of Amaryllidaceae Alkaloids on Nucleolar Stress and P53 Stabilization in Cancer Cells: A Challenge for a New Cancer Therapy (DAFFODILS)”, në një program evropian postdoktoral të bashkëfinancuar nga Université libre de Bruxelles dhe Komisioni Evropian në kuadër të veprimeve Marie Skłodowska-Curie (H2020).
Që nga qershori i vitit 2020, Dr. Gjyli është anëtare e organizatës River-Cleanup.org në Bruksel, ku koordinon aktivitetet e pastrimit të lumenjve, zhvillon partneritete dhe marrëdhënie me publikun në Shqipëri, duke nisur me projektin e parë “Pastrimi i Lumit Ishëm, Projekti 2020”.
Në vitin 2021, ajo fitoi si propozim i dytë projektin COST OC-2020-1-24821, “Applications for Zoosporic Parasites in Aquatic Systems”. Po në vitin 2021, ajo aplikoi së bashku me BOKU – Universitetin e Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës në Austri, në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Shkencor dhe Teknologjik ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë (2021–2023), me projektin: “Matja e transportit makroplastik në lumin Ishëm, lumi më i ndotur në Evropë”.
Dr. Merita Xhixha (Kaçeli) është lektore në Departamentin e Shkencave të Aplikuara dhe të Natyrës, në Fakultetin e Studimeve Profesionale të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, që nga fillimi i vitit 2015.
Ajo është diplomuar në vitin 2003 në Departamentin e Fizikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Në periudhën 2010–2013, ajo përfundoi studimet e doktoratës në Departamentin e Shkencave të Natyrës dhe Tokës pranë Universitetit të Sassarit, Itali. Më pas, ajo zhvilloi studime postdoktorale në Laboratorin Kombëtar Legnaro, pranë Institutit Kombëtar të Fizikës Bërthamore në Itali.
Dr. Xhixha ka publikuar punimet e saj shkencore në disa revista ndërkombëtare peer-reviewed dhe i ka prezantuar ato në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Interesat e saj kërkimore-shkencore janë konsoliduar përmes pjesëmarrjes në një sërë projektesh ndërkombëtare, kryesisht në fushën e fizikës bërthamore të aplikuar, radioaktivitetit mjedisor dhe shkencave të tokës.
Msc. Azem Hysa është pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Shkencave të Aplikuara dhe të Natyrës, në Fakultetin e Studimeve Profesionale të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Në periudhën 2011–2012 ai mbajti pozicionin e Shefit të Departamentit të Shkencave të Aplikuara. Gjithashtu, nga viti 2011 deri në vitin 2017, ishte anëtar i Këshillit të Etikës në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Ai zotëron një diplomë 5-vjeçare në Fizikë, si edhe një diplomë post-master në “Fizikë Teorike”, të dyja të përfunduara pranë Universitetit të Tiranës.
Gjatë karrierës së tij akademike, ai ka botuar artikuj shkencorë dhe libra universitarë për studentët, si edhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Msc. Hysa ka qenë pjesë e një projekti në fushën e ndotjes akustike dhe mjedisore. Aktualisht, ai është në proces doktorature në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, pranë Universitetit të Tiranës.