Departamenti i Shkencave Inxhinierike dhe Detare

Description of the Department

Departamenti i Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë është një prej tre Njësive Bazë të Fakultetit të Studimeve Profesionale dhe përbëhet nga 15 anëtarë.

Aktualisht në këtë vit të ri akademik 2019-2020 përbërja e stafit të Departamentit është si më poshtë: 2 navigatorë (kapiten anijeje); 5 inxhinierë mekanikë; 2 inxhinierë elektrikë; 2 inxhinierë ndërtimi; 2 inxhinier mjedisi; 1 arkitekt dhe 1 staf ndihmës akademik – laborant për degën “Teknologji Automobilash”. Departamenti përbëhet nga një staf me mosha të ndryshme, duke harmonizuar më së miri përvojën e pasur në praktikë, por edhe në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor të një pjese të tij, me vrullin, entuziazmin, energjinë e stafit me moshë të re e të etur për dije.  Departamenti udhëheq me devotshmëri rrugëtimet studentore dhe të karrierës, si dhe menaxhon me cilësi e përgjegjshmëri mbarëvajtjen e studimeve në Programet në ciklin e dytë të studimit – Master Profesional “Logjistikë dhe Siguri Detare”; në ciklin e parë të studimit Bachelor “Navigacion dhe Menaxhim Detar” dhe ciklin e studimeve 2-vjeçare – Diplomë Profesionale në: “Teknologji Automobilash”, “Teknik Elektrik”, “Menaxhim Transporti Detar/Tokësor”, “Menaxhim Ndërtimi”, “Hidroteknikë-Ujësjellës-Kanalizime”, si dhe për herë të parë në vitin 2019-2020 edhe në 2 programe të reja 2-vjeçare të studimit: “Specialist i Sistemeve të Kondicionimit” dhe “Makineri dhe Impiante Industriale dhe Bujqësore”.

Stafi akademik i Departmentit i kushton rëndësi kërkimit shkencor, duke lartësuar emrin e UAMD-së, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në Konferenca Shkencore (kombëtare dhe ndërkombëtare), botimeve në revista shkencore (me dhe pa faktor impakti), si dhe duke kurorëzuar përpjekjet e tij në Tituj e Grada Shkencore. Kështu, vetëm në 3 vitet e fundit në Departament ju dha Titulli Prof. As. një anëtari dhe 3 të tjerë morrën Gradën Doktor i Shkencave në Inxhinieri.  Në 2 vitet e fundit numërohen 62 botimeve në Revista Shkencore, janë prezantuar 56 referate në Konferenca Shkencore, si dhe janë bashkëpunëtorë në 6 projekte të EU. Po kështu ky Departament inicioi Konferencën e parë të Fakultetit të Studimeve Profesionale dhe mundësoi realizimin me sukses të saj si dhe të Konferencës së dytë në këtë vit.

Për vetë specifikat e Programeve të studimit që mbulon Departamenti i Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë, në vëmendjen e anëtarëve të tij është puna intensive dhe e përgjegjshme në të mirë të komunitetit studentor, atij akademik-shkencor, por edhe komunitetit vendas dhe botës së biznesit, me të cilën lidhen ngushtësisht profilet profesionale të programeve që ofrohen nga ky Departament.

Study Programs

Navigacion dhe Menaxhim Detar

Bachelor

Teknik Elektrik

The Two-Year Program

Teknologji Automobilash

The Two-Year Program

Menaxhim Transporti Detar dhe Tokësor

The Two-Year Program

Menaxhim Ndërtimi

The Two-Year Program

Hidroteknikë Ujësjellës Kanalizime

The Two-Year Program

Logjistikë dhe Siguri Detare

Professional Master

Maritime Environmental Protection and Management

Master of Science

Staff:

Department Head

Dr. Stela Sefa

Lecturer

Dr. Ing Alma Golgota

Lecturer 

Rezarta Cara

Lecturer 

Erion Mali

This will close in 0 seconds

en_USEnglish