Përshkrimi i Programit:
Programi i studimit Bachelor në Financë-Kontabilitet bën të mundur njohjen dhe përditësimin e studentëve me ndryshimet e herëpashershme në Standartet Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe me mënyrën e zbatimit të këtyre standarteve, në proçesin e zhvillimeve të shpejta të ekonomisë globale. Ky program studimi ka në fokus transmetimin e njohurive teorike dhe praktike tek studentët me qëllim që të përballojnë çdo sfidë në tregun aktual të punës. Kurrikula e programit “Financë-Kontabilitet” është e pasur me module nga studiues shqiptarë dhe të huaj të cilët janë ekspertë të ekonomisë dhe tregjeve financiare. Qëllimi kryesor i këtij program studimi është të nxjerrë në treg profesionistë me kualifikimin e duhur dhe me njohuritë e nevojshme në fushën e financës dhe kontabilitetit.
Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.
Detajet e programit:
Ky programi pajisë studentët me njohuri të avancuara në fusha si: