Përshkrimi i Programit:
Kohëzgjatja: 3 vite (180 kredite)
Diploma: Bachelor në Infermieri të Përgjithshme
Programi i Studimit, tre vjeçar Bachelor në “Infermieri të Përgjithshme”, me 180 kredite, ofrohet nga Departamenti i Shkencave Teknike Mjekësore në Fakultetin e Studimeve Profesionale. Ky program synon të përgatisë studentët si profesionistë të pajisur me njohuri të thelluara teorike dhe praktike në fushën e shërbimeve infermierore.
Gjatë këtij programi, studentët do të zhvillojnë aftësi dhe njohuri në shkencat bazë mjekësore dhe infermierore, përfshirë kujdesin ndaj pacientëve në ambiente të ndryshme mjekësore, si spitalet rajonale, qendrat shëndetësore dhe institucionet të tjera të kujdesit shëndetësor. Programi përfshin gjithashtu një përqendrim të madh në zhvillimin e aftësive praktike nëpërmjet praktikave profesionale, si në laboratorët mjekësorë ashtu edhe në terren.
Studentët do të kenë mundësi të specializohen në disiplina të ndryshme mjekësore si Kirurgjia, Sëmundjet e Brendshme, Pediatria, dhe Reanimacioni, duke krijuar një bazë të fortë për të vazhduar karrierën në fushën e kujdesit shëndetësor.
Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.
Pyetje të shpeshta nga maturantët…