Përshkrimi i Programit:
Kohëzgjatja: 3 vite (180 kredite)
Diploma: Bachelor në Fizioterapi
Qëllimi i përgatitjes së programit “Fizioterapi” është të përgatitë specialistë fizioterapist. Në kuadër të rritjes dhe të përgatitjes për rolin e fizioterapistëve në Qendrat spitalore, kërkohet një rritje në aspektin profesional të kuadrove që do të punojnë në këtë profesion të nderuar dhe të respektuar. Bazuar në këto nevoja, studentët të cilët përfundojnë këtë degë, jo vetëm do të arrijnë të punësohen, por do të ndihmojnë tregun në mbushjen e këtij vakumi. Te diplomuarit në fizioterapi, duke iu referuar diagnozës së mjekut, me kompetencat e tyre, përpunojnë në ekip përkufizimin në programin e rehabilitimit për pacientin, praktikojnë në mënyrë autonome aktivitete terapeutike për riedukimin funksional të paaftësisë motore, psikomotore dhe konjitive, duke përdorur terapitë fizike, manuale, masoterapike, propozojne praktikimin e protezave dhe ndihmesave, stërvisin pacientin në përdorimin e tyre dhe verifikojnë efikasitetin, zhvillojne aktivitete studimore dhe konsulenca profesionale, zhvillojne aktivitetin profesional në spitale publike ose private, qendra të palestrave, në mënyrë të pavarur. Të gjitha kurset në kurrikul do të përdorin në mësimdhenie me teknika bashkëkohore të të mësuarit, si dhe shfrytëzim të pajisjeve laboratorike që gjenden pranë Departamentit të Fakultetit të Studimeve Profesionale të UAMD-së.
Eksperimentimi i klipeve audio dhe video mund të jetë një eksperiencë mësimore e fuqishme për studentët. Studentët do të përfshihen në realizimin e projekteve të niveleve të ndryshme.
Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.
Pyetje të shpeshta nga maturantët…