Program Description
Cikli i I-rë: Bachelor: “ Navigacion dhe Menaxhim Detar” ( NAV), me kohëzgjatje 3 vite, 180 kredite ECTS, në proces akreditimi.
Për studentët e këtij programi të studimit “Navigacion dhe Menaxhim Detar”, organizohet lidhja me tregun e punës nëpërmjet bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme Detare dhe Autoritetin Portual Durrës , ku mundësohet zhvillimi i praktikave pranë ambjenteve të këtij porti si dhe në institucionet e tjera detare, normalisht e në përputhje të plotë me syllabusin e miratuar në departament. Në ambientet e Kapitenerisë studentët njihen me detyrat dhe funksionet e këtij institucioni në monitorimin e trafikut detar dhe sigurisë detare, si dhe me aparaturat kryesore të navigimit. Në bordin e rimorkiatorëve studentët njihen me ndërtimin e rimorkiatorit, aftësitë manovruese të tij, si dhe mënyrën e asistimit të anijeve të tjera dhe trageteve, gjatë akostim-ç’akostimit të tyre nga kalatat e portit të Durrësit.
Kështu, studentët tanë janë plotësisht të aftë të menaxhojnë navigimin e anjijeve si edhe menaxhimin e çdo procesi në fushën e detarisë.
Programi mbulon kërkesat në rritje për profesionistë në detari.
Niveli i 5-të i kornizës shqiptare të kualifikimeve (KSHK), Diplomë Profesionale.
Join our students and become part of the active academic life, international student exchange experiences, and connections with the job market during your years of study.
Choose UAMD to have access to all the opportunities and facilities offered to students.
This will close in 0 seconds