Departamenti i Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë është një prej tre Njësive Bazë të Fakultetit të Studimeve Profesionale dhe përbëhet nga 15 anëtarë.
Aktualisht në këtë vit të ri akademik 2019-2020 përbërja e stafit të Departamentit është si më poshtë: 2 navigatorë (kapiten anijeje); 5 inxhinierë mekanikë; 2 inxhinierë elektrikë; 2 inxhinierë ndërtimi; 2 inxhinier mjedisi; 1 arkitekt dhe 1 staf ndihmës akademik – laborant për degën “Teknologji Automobilash”. Departamenti përbëhet nga një staf me mosha të ndryshme, duke harmonizuar më së miri përvojën e pasur në praktikë, por edhe në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor të një pjese të tij, me vrullin, entuziazmin, energjinë e stafit me moshë të re e të etur për dije. Departamenti udhëheq me devotshmëri rrugëtimet studentore dhe të karrierës, si dhe menaxhon me cilësi e përgjegjshmëri mbarëvajtjen e studimeve në Programet në ciklin e dytë të studimit – Master Profesional “Logjistikë dhe Siguri Detare”; në ciklin e parë të studimit Bachelor “Navigacion dhe Menaxhim Detar” dhe ciklin e studimeve 2-vjeçare – Diplomë Profesionale në: “Teknologji Automobilash”, “Teknik Elektrik”, “Menaxhim Transporti Detar/Tokësor”, “Menaxhim Ndërtimi”, “Hidroteknikë-Ujësjellës-Kanalizime”, si dhe për herë të parë në vitin 2019-2020 edhe në 2 programe të reja 2-vjeçare të studimit: “Specialist i Sistemeve të Kondicionimit” dhe “Makineri dhe Impiante Industriale dhe Bujqësore”.
Stafi akademik i Departmentit i kushton rëndësi kërkimit shkencor, duke lartësuar emrin e UAMD-së, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në Konferenca Shkencore (kombëtare dhe ndërkombëtare), botimeve në revista shkencore (me dhe pa faktor impakti), si dhe duke kurorëzuar përpjekjet e tij në Tituj e Grada Shkencore. Kështu, vetëm në 3 vitet e fundit në Departament ju dha Titulli Prof. As. një anëtari dhe 3 të tjerë morrën Gradën Doktor i Shkencave në Inxhinieri. Në 2 vitet e fundit numërohen 62 botimeve në Revista Shkencore, janë prezantuar 56 referate në Konferenca Shkencore, si dhe janë bashkëpunëtorë në 6 projekte të EU. Po kështu ky Departament inicioi Konferencën e parë të Fakultetit të Studimeve Profesionale dhe mundësoi realizimin me sukses të saj si dhe të Konferencës së dytë në këtë vit.
Për vetë specifikat e Programeve të studimit që mbulon Departamenti i Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë, në vëmendjen e anëtarëve të tij është puna intensive dhe e përgjegjshme në të mirë të komunitetit studentor, atij akademik-shkencor, por edhe komunitetit vendas dhe botës së biznesit, me të cilën lidhen ngushtësisht profilet profesionale të programeve që ofrohen nga ky Departament.
Staff:
Lecturer
Lecturer
Lecturer
Lecturer
Lecturer
Lecturer
Lecturer
Lecturer
Lecturer
This will close in 0 seconds