Arsimi Fillor

 

Përshkrimi i Programit:

Gjuha e përdorur në mësimdhënie: Gjuha shqipe
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit: Tri vite akademike
Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit:
Studenti duhet të jetë pajisur me njërën nga diplomat e mëposhtme:
– Diplomë e Maturës shtetërore.
– Diplomën e shkollës së mesme (të përgjithshme ose të profilizuar), sistemi i vjetër.
– Diplomë e shkollës së mesme profesionale (5-vjeçare);
– Diplomë e arsimit të mesëm, e përfituar jashtë vendit njohur dhe ekuivalentuar me diplomat e
mësipërme nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ky program përgatit mësues të kualifikuar nga klasa e I -rë deri në klasën e VI -të të shkollës 9-
vjeçare, proces që do të realizohet përmes avancimit të kualifikimit të mëtejshëm në nivel të
“Masterit Profesional” apo edhe “Masterit Shkencor”, duke mundësuar vazhdimësi të
studimeve të thelluara deri në nivelin e tretë të studimeve drejt gradës “Doktor i Shkencave”.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e nxënësve të moshës së re shkollore.

Objektivat kryesore te programit:

 

  1. Formimi profesional i studentëve në njohjen shkencore të disa disiplinave si: matematika,
    gjuha shqipe, historia e Shqipërisë, shkencat e natyrës, edukimi artistik dhe fizik,
  2. Përgatitja pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e nxënësve të
    moshës së re shkollore.
  3. Formimi i mësuesit të ciklit të ulët përmes praktikës pasive dhe aktive në shkollat 9-
    vjeçare nën udhëheqjen e pedagogëve të fushës përkatëse, por edhe të mësuesve mentorë.
  4. Formimi multidisiplinar që lehtëson planifikimin dhe organizimin arsimor jo vetëm në
    zona urbane, por edhe mësimdhënien në klasa kolektive.
  5. Veprimtaritë që kërkojnë të menduar kritik dhe krijues si dhe përballjen me zgjidhjen e problemeve si në punën individuale, ashtu edhe për atë në grup duke shfrytëzuar mjetet didaktike dhe teknologjike përgjatë procesit të të nxënit, vlerësimi me dosje dhe hulumtimet në klasa janë pjesë e punës së formimit të studentëve.

Pyetje të shpeshta nga maturantët…

Cilat janë kushtet e pranimit në programin e arsimit fillor?

  • Për të pranuar në program, studentët duhet të kenë diplomë të Maturës shtetërore ose diplomë të shkollës së mesme. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të njihen dhe ekuivalentohen nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Çfarë mundësish punësimi ofron ky program pas përfundimit?

Pas përfundimit të studimeve dhe marrjes së licensës, studentët mund të punësohen si mësues të arsimit fillor në sektorin publik dhe privat.

A ofrohet mbështetje për studentët gjatë studimeve?

Po, universiteti ofron mbështetje për studentët përmes pedagogëve udhëheqës dhe praktika profesionale.

Çfarë lëndë përfshihen në programin e studimit?

Programi përfshin disiplina shkencore të ndryshme, përgatitje pedagogjike dhe metodologjike, si dhe praktikë në shkollat 9-vjeçare nën udhëheqjen e pedagogëve.

A ka mundësi për të vazhduar studimet pas përfundimit të këtij programi?

Po, studentët mund të vazhdojnë studimet për master profesional dhe të specializohen si mësues të arsimit fillor.

  • Mundësi të mëtejshme studimi në Ciklin e Dytë të
    Studimit Master Profesional;
  • Mësues i arsimit fillor, si dhe në programet e cikleve të tjera të
    parashikuara nga aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.

 

en_USEnglish