Professional Master

Guida Turistike Shqiptare

 

Përshkrimi i Programit:

Programit Master Profesional ”Guidë Turistik Shqiptare” është hapur që në vitin 2018 në
Departamentin e Turizmit, pjesë e Fakultetit e Biznesit në UAMD. Programi i studimit është
Master profesional 1 vjeçar, me 60 kredite ECTS. Në bazë të ligjit Nr.10 247, datë 4.3.2010 “Për

Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, dhe të ligjit Nr. 23/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa
në ligjin Nr.10 247, datë 4.3.2010 Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, progami i studimit
Master Profesional Guidë Turistike Shqiptare bën pjesë te korniza shtatë në nivelet e Kornizës
Shqiptare të Kualifikimeve (KNK). Studimet në këtë master profesional janë me kohë të plotë
dhe me prani fizike gjatë orëve mësimore. Gjuha që përdoret gjatë leksioneve dhe seminareve
është shqipe.
Objektivat kryesore formuese të programit të studimit Master Profesional “Guida
Turistike Shqiptare”
Masteri Profesional në Guidë Turistike Shqiptare u ofron studentëve mundësinë e thellimit dhe
zhvillimit të dijeve si dhe aftësive praktike e profesionale në fushën e guidave turistike. Njohja
me burimet natyrore, kulturore, arkeologjike bashkëngjitur me njohuritë menaxhuese dhe
marketuese të destinacioneve turistike, krijon premisa për guida më të specializuara në territorin
shqiptar. Praktikat mësimore dhe terminologjia në gjuhën e huaj, pajisin studentin me njohuritë e
nevojshme për të konkurruar në tregun turistik.
1. U ofron studentëve mundësinë e thellimit dhe zhvillimit të dijeve si dhe aftësitë praktike
e profesionale në fushën e guidave turistike.
2. Mundëson njohje me burimet natyrore, kulturore, arkeologjike bashkëngjitur me
njohuritë menaxhuese dhe marketuese të destinacioneve turistike.
3. Krijon premisa dhe formon specialiste për udhërrëfyes të specializuar turistik në territorin
shqiptar
4. Aplikon ligjërimin dhe praktikën jashtë auditoreve. Pajis studentët me terminologjinë në
drejtimin turistik, si njohuri të domosdoshme për tregun turistik.
5. Aftëson me njohuri praktike, dhe instrumenta të nevojshëm për punëzënie në sektorin e turizmit.
6. Pajis studentët me aftësi për të analizuar turizmin si një proces integrues hapësinor në kontekstin
e mobilitetit bashkëkohor.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

 

Pse duhet të studioni në këtë program?

Profili kulturorë i studentit në përfundim të programit mësimor
Programi i studimeve Master Profesional synon të formojë ekspertë dhe specialistë të mirëfilltë
në fushën e udhërrëfyesëve turistikë të pajisur me shprehitë dhe aftësitë e interpretimit të vlerave
të trashëgimisë natyrore krahas dhe ato kulturore e shpirtërore të vendit tonë.
Njohuritë dhe kompetencat e studentëve në përfundim të programit mësimor
Cikli i Dytë i Studimeve, Master Profesional në ”Guidë Turistike Shqiptare” ofron një risi të
kërkuar në tregun shqiptar e sidomos atë rajonal. Kuadri formues për këtë specialitet synon të
ofrojë njohuri dhe kompetenca në realizimin e objektivave të politikave të mirëmenaxhimit dhe
qëndrueshmërisë së territorit duke synuar krijimin e produkteve të marketueshme dhe
qëndrueshmërinë në kohë.
Fitimi i njohurive përtej asaj që kanë fituar në ciklin e parë të studimeve, gjë e cila iu jep
mundësi studentëve të jenë origjinalë në zhvillimin e ideve dhe zbatimin e tyre në kontekstin e
kërkimit shkencor. Studentët fitojnë kompentenca në zbatimin e njohurive të fituara dhe
kapacitetin e tyre për zgjidhjen e probleme në mjedise të reja brenda konteksteve më të gjëra (ose
shumëdisiplinore) që lidhen me fushën e studimit të tyre në gjuhën shqipe.
Mundësitë për punësim
Programi Master Profesional në “Guidë Turistike Shqiptare” ofron njohuri të mira në fushën e
turizmit duke rritur mundësitë për karrierë profesionale të udhërrëfyesëve turistike rajonalë e
kombëtarë. Duke zhvilluar aftësi teknike, ndërpersonale dhe konceptuale bën të mundur
punësimin e të diplomuarve në biznese të llojeve dhe dimensioneve të ndryshme të industrisë së
turizmit, si: Guida turistike profesionale pranë agjensive turistike të sektorit privat, Agjensia
Kombëtare e Turizmit (AKT), Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA), Shoqata Kombëtare e

Guidave Turistike të Shqipërisë (NATGA), Guida profesionale pranë Drejtorive Rajonale të
Kulturës Kombëtare (DRKK), Unioni Turistik Shqiptar (UTSH).
Kuadri i përgjithshëm formues i programit të studimit Master Profesional Guidë Turistike
Shqiptare
Kuadri i përgjithshëm formues i programit të studimit është hartuar duke marrë në konsideratë
kuadrin ligjor shqiptarë. Lëndët bazë të detyrueshme janë lëndët që i ofrojnë studentit të masterit
njohuri dhe përgatitje metodologjike dhe kulturën e përgjithshme. Lëndët karakterizuese, që
lidhen me veçoritë e programit të studimit dhe japin një formim specifik, sipas karakteristikave
të tij. Lëndën ndërdisiplinore dhe / ose integruese në një ose më shumë grupe disiplinash, të
ngjashme dhe / ose integruese me disiplinat krakterizuese, profile të programit dhe grup -lëndë
me zgjedhje. Lëndët plotësuese, të fokusuara në përfitimin e aftësive në gjuhë të huaj, aftësive
informatike dhe telematike, aftësive komunikuese e prezantuese, aftësive që lehtësojnë hyrjen në
tregun e punës dhe në praktikat profesionale të zhvilluara pranë subjekteve publike e private,
sipas marrëveshjeve të përbashkëta, të nënshkruara për këtë qëllim. Ndërsa detyrimet
përmbyllëse lidhen me përgatitjen e tezës së diplomës. Në fund të këtij progami studimi, studenti
që ka mbaruar pajiset me diplomë.
Kontrolli i dijeve dhe i instrumentave të vlerësimi
Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10. Gjatë
provimeve aplikohet një system pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota. Studenti që
mungon në 25% të orëve të lëndës vlerësohet automatikisht me notën 4 dhe duhet të ndjekë
përsëri kursin gjatë vitit të ardhshëm. Në programin e studimit parashikohen Leksione, Seminare,
Ushtrime, Laboratorë, Projekt/Detyra, Praktikë, stash, Tezë diplome, etj. Mësimi do të zhvillohet
në auditorët e Kampusit Universitar të Fakultetit të Biznesit, që do të caktohen nga Dekanati.
Kriteret e pranimit në këtë program studimi Master Profesional
Për tu pranuar në një program studimi të ciklit të dytë, kandidati duhet të zotërojë diplomë të
nivelit të parë ose diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me të.
Ndër to janë: Diplomë e sistemit të vjetër në Degët e Fakultetit të Ekonomisë (Administrim
Biznesi, Menaxhim Marketing, Administrim Publik, Menaxhim Turizmim etj), Degët e
Fakultetit të Histori-Filologjisë (Histori, Gjeografi, Arkeologji e Trashëgimi Kulturore), Diplomë
Bachelor në Degët e Fakultetit të Shkencave Shoqërore (Sociologji, Punë Sociale, Psikologji),
Degët e Fakultetit te Edukimit, Degët e Fakultetit te Edukimit, Degët e Fakultetit të Ekonomisë
(Administrim Biznesi, Administrim Publik, Menaxhim Turizmi, Manaxhim Hoteleri-
Restoranteri, Turizëm kulturor, Manaxhim, Marketing, Finance, kontabilitet), Degët e Fakultetit
të Histori-Filologjisë (Gjeografi, Histori, Arkeologji, Trashëgimi kulturore), Degët e fakultetit të
Gjuhëve të Huaja (Anglisht, Italisht, Gjermanisht, Rusisht, Frëngjisht, etj).

en_USEnglish