Master Shkencor

Msc.Industria e Sigurimeve dhe Drejtimi i Rrezikut

Përshkrimi i Programit:

Programi Master shkencor në Industria e Sigurimeve dhe Drejtimi i Rrezikut  ofron një përzierje unike të sigurimit, menaxhimit të rrezikut dhe përmbajtjes së shërbimeve financiare. Këto fusha po bëhen gjithnjë e më të ndërlidhura dhe përparësia e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimeve  si një profesion i specializuar ka vazhduar të rritet në një mjedis ekonomik kompleks dhe të paqëndrueshëm. Tashmë, është e njohur që axhenda e biznesit është larguar nga shmangia e rrezikut drejt njohjes së tij, i cili nëse menaxhohet siҫ duhet, mund të ҫojë në avantazh konkurues të biznesit.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

 

Pse duhet të studioni në këtë program?

Programi kombinon një qasje praktike me teorinë e shëndoshë, duke siguruar shkathtësitë dhe njohuritë e gjithëanshme të nevojshme për një biznes të suksesshëm  në një mjedis konkurrues global. Ky program është projektuar për:

  • Zhvillimin e kapacitetit teknik tek studentët, arsyetimin objektiv për rolet brenda zonave të rritjes së menaxhimit të rrezikut dhe sigurimit.
  • Lehtësimin e zhvillimit të aftësive të specializuara teknike dhe analitike me një vlerësim të fortë të supozimeve mbështetëse.
  • Nxitjen e zhvillimit të aftësive të vetë-menaxhimit të të nxënit duke përfshirë menaxhimin e kohës, mendimin kritik dhe reflektimin.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?      

Destinacioni i karrierës për studentët është punësimi i tyre në një gamë të gjerë organizatash, duke përfshirë kompanitë e sigurimeve dhe risigurimeve, firmat kryesore të kontabilitetit, departamentet e menaxhimit të rrezikut, autoritetet rregullatore dhe shumë fusha të tjera. Në terma të biznesit, bota po bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme dhe e paqëndrueshme dhe kërkesa për menaxherët e riskut dhe sigurimeve ka të ngjarë të vazhdojë.

en_USEnglish