UAMD promovon diversitetin, gjithëpërfshirjen dhe qëndrueshmërinë përmes aktivitetit “Diversity Beyond the Screen: Building Inclusive Communities”

Në kuadër të aktiviteteve të Aleancës STARS EU për zbatimin e The Alliance Gender Equality,
Diversity and Inclusion (GEDI) Plan (Task 7.2) dhe Develop the STARS EU Green Impact Plan
(Task 7.3), pjesë e WP7 – Sustainable Model, si dhe në kuadër të TIG Inclusion and Social
Justice, GEDI Days dhe European Diversity Month, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës
organizoi aktivitetin ndërdisiplinor “Diversity Beyond the Screen: Building Inclusive
Communities”.
Aktiviteti mblodhi së bashku studentë nga të gjitha fakultetet e universitetit, përfshirë studentë
ndërkombëtarë dhe studentë me aftësi ndryshe, të cilët u bënë pjesë e kësaj nisme përmes një
thirrjeje të hapur dhe procesi regjistrimi online. Përzgjedhja e pjesëmarrësve përmes një procesi
të hapur synoi të siguronte përfaqësim të gjerë të komunitetit studentor dhe të krijonte një
hapësirë ku çdo zë të kishte mundësi të dëgjohej dhe të vlerësohej.
Aktiviteti nisi me prezantimin e Aleancës STARS EU dhe rolit të saj në promovimin e vlerave
europiane të bashkëpunimit, diversitetit, gjithëpërfshirjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Pjesëmarrësit u njohën me objektivat e WP7: Sustainable Model dhe me iniciativat që
universitetet partnere po zhvillojnë për krijimin e mjediseve akademike më të hapura, më të
aksesueshme dhe më të qëndrueshme.
Një nga momentet kryesore të aktivitetit ishte sesioni i diskutimeve me ekspertë, i cili krijoi
mundësi për reflektim dhe shkëmbim idesh mbi tema që lidhen me diversitetin, drejtësinë
sociale, të drejtat e njeriut, mirëqenien e studentëve dhe rëndësinë e ndërtimit të komuniteteve
gjithëpërfshirëse.
Në panel mori pjesë Dr. Miriam Reçi, pedagoge në Departamentin e Psikologjisë dhe Drejtuese e
Qendrës për Zhvillimin dhe Këshillimin e Studentëve (CSDC) në UAMD, e cila theksoi
rëndësinë e mbështetjes psikologjike, mirëqenies emocionale dhe krijimit të mjediseve
universitare ku çdo student ndihet i respektuar, i dëgjuar dhe i përfshirë.
Përveç diskutimeve me ekspertët, studentët ndanë përvoja dhe histori personale, të cilat shërbyen
si pikënisje për reflektim mbi sfidat dhe mundësitë që lidhen me diversitetin dhe përfshirjen në
mjediset akademike dhe sociale. Këto histori dëshmuan se diversiteti përbën një vlerë të shtuar
për komunitetin universitar dhe se përfshirja aktive e të gjithëve kontribuon në krijimin e një
mjedisi më të drejtë dhe më mbështetës.
Aktiviteti vijoi me një sërë veprimtarish interaktive të organizuara në grupe tematike, të cilat
synuan të nxisin komunikimin, bashkëpunimin, empatinë dhe ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e

respektimit të dallimeve dhe luftës kundër stereotipeve dhe paragjykimeve. Përmes këtyre
aktiviteteve, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndërveprojnë me njëri-tjetrin, të ndajnë
perspektiva të ndryshme dhe të ndërtojnë ura komunikimi përtej kufijve kulturorë dhe socialë.
Në fjalën e tyre, ekspertët theksuan lidhjen e këtyre tematikave me Objektivat e Zhvillimit të
Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (SDGs), veçanërisht me objektivat që lidhen me arsimin
cilësor, barazinë gjinore, reduktimin e pabarazive, shëndetin dhe mirëqenien, si dhe ndërtimin e
institucioneve dhe komuniteteve paqësore e gjithëpërfshirëse.
Në përputhje me objektivat e Task 7.3 – Develop the STARS EU Green Impact Plan,
pjesëmarrësit iu bashkuan gjithashtu një aktiviteti simbolik mjedisor në mjediset e universitetit.
Studentët morën pjesë në mbjelljen e pemëve, duke kontribuar në zgjerimin e hapësirave të
gjelbra të kampusit dhe duke përcjellë një mesazh të fortë mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit
dhe promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm.
Kjo iniciativë u zhvillua në vazhdën e aktiviteteve të mëparshme të Universitetit “Aleksandër
Moisiu” Durrës në fushën e qëndrueshmërisë mjedisore, përfshirë nismat për riciklimin,
ndërgjegjësimin mjedisor dhe aksionet e mbjelljes së pemëve të realizuara me pjesëmarrjen
aktive të studentëve. Përmes këtij angazhimi, studentët kontribuan jo vetëm në ndërtimin e një
komuniteti më gjithëpërfshirës, por edhe në krijimin e një kampusi më të gjelbër dhe më të
qëndrueshëm.
Përmes organizimit të këtij aktiviteti, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës riafirmon
angazhimin e tij për realizimin e objektivave të WP7 – Sustainable Model të Aleancës STARS
EU, duke promovuar njëkohësisht vlerat e diversitetit, barazisë, drejtësisë sociale,
gjithëpërfshirjes dhe qëndrueshmërisë mjedisore. Aktiviteti pasqyroi në mënyrë konkrete
vizionin e STARS EU për ndërtimin e një kampusi europian që është njëkohësisht
gjithëpërfshirës, i gjelbër, inovativ dhe i orientuar drejt mirëqenies së komunitetit universitar dhe
shoqërisë në tërësi.

Rrjete sociale

Diversity beyond the screen: Building inclusive communities
Në kuadër të WP7: Sustainable Model të Aleancës STARS EU, përmes zbatimit të The Alliance
Gender Equality, Diversity and Inclusion (GEDI) Plan dhe STARS EU Green Impact Plan,
UAMD organizoi aktivitetin ndërdisiplinor “Diversity Beyond the Screen: Building Inclusive
Communities”.

Studentë nga të gjitha fakultetet, studentë ndërkombëtarë dhe studentë me aftësi ndryshe iu
bashkuan aktivitetit përmes një thirrjeje të hapur dhe regjistrimi online, duke krijuar një hapësirë
të pasur dialogu, bashkëpunimi dhe shkëmbimi përvojash. Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit patën
mundësinë të dëgjojnë dhe të diskutojnë me ekspertë dhe profesorë.
Përmes diskutimeve, historive personale dhe aktiviteteve interaktive, studentët reflektuan mbi:
✔ diversitetin dhe gjithëpërfshirjen
✔ barazinë dhe drejtësinë sociale
✔ të drejtat e njeriut
✔ mirëqenien dhe mbështetjen e studentëve
✔ objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm (sdgs)
Në vijim të aktivitetit, pjesëmarrësit iu bashkuan nismave të UAMD për qëndrueshmërinë
mjedisore duke marrë pjesë në një aktivitet simbolik të mbjelljes së pemëve, në vazhdën e
iniciativave të universitetit për riciklimin, gjelbërimin e kampusit dhe promovimin e një kulture
të qëndrueshme mjedisore.
Një aktivitet që bashkoi njerëzit, idetë dhe veprimet për një universitet më gjithëpërfshirës, më të
drejtë dhe më të gjelbër.

 

#UAMD #STARSEUAlliance #SustainableModel #GEDIPlan #GreenImpactPlan
#TIGInclusionAndSocialJustice #GEDIDays #EuropeanDiversityMonth #Diversity #Inclusion
#Equality #SocialJustice #Sustainability #GreenCampus #SDGs #EuropeanUniversities

en_USEnglish