Një nga sfidat kryesore në sistemin universitar shqiptar është mungesa e një infrastrukture efektive për zhvillimin dhe promovimin e kërkimit shkencor në fushën e financës e trajtuar në aspektin ndërkombëtarë. Kërkuesit shkencorë, veçanërisht ata të rinj, përballen me vështirësi në aksesin ndaj literaturës më të fundit shkencore, mungesë mentorimi, mungesë fondesh për kërkime empirike dhe mungesë bashkëpunimi me rrjete akademike ndërkombëtare.
Për më tepër, temat e kërkimit në fushën e financës në Shqipëri shpesh janë të izoluara nga realiteti ndërkombëtar dhe tendencat globale, çka kufizon vlerën dhe ndikimin e tyre në publikimet shkencore me faktor impakti. Po ashtu, mungesa e një platforme institucionale që të nxisë dhe mbështesë bashkëpunimin ndërdisiplinor dhe ndërkombëtar e përkeqëson këtë problem.

Ky projekt synon jo vetëm të ndërtojë kapacitete të qëndrueshme akademike në UAMD, por edhe të krijojë një model të riprodhueshëm në universitete të tjera shqiptare, duke kontribuar në transformimin e kërkimit shkencor në fushën e financës nga lokal në global.
Koordinatore
Prof.As.Dr. Arjeta Hallunovi
Anëtarët e projektit:
Prof.As.Dr. Ela Golemi
Dr. Altin Gjini
Dr. Proç. Gjovalin Deda
Gjatë Janar 2026 u mbajt Kickoff Meeting ku u diskutua për strategjinë e punës dhe planin e veprimit.Metodologjia e projektit është ndërtuar mbi parimet e kërkimit shkencor bashkëkohor dhe mbi qasjen e integruar “veprim–kërkim–bashkëpunim ndërkombëtar”, që synon ndërtimin e kapaciteteve afatgjata për prodhimin e njohurive dhe përfshirjen në rrjete shkencore.