HAPET APLIKIMI PËR STUDENTË PËR PJESËMARRJE NË PROJEKT NDËRKOMBËTAR

Në kuadër të projektit ndërkombëtar “Competent student – experienced graduate: workshops developing competences needed for sustainable development in the labour market”, i financuar nga NAWA – National Agency for Academic Exchange (Poloni), ku Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës është institucion partner, hapet thirrja për aplikim për studentët e UAMD-së.

Projekti zhvillohet në partneritet me universitete evropiane dhe përfshin workshope ndërkombëtare afatshkurtra (5-ditore), me aktivitete praktike, punë në grupe multikulturore dhe vizita studimore në kompani.

NUMRI I KUOTAVE

  • 9 (nëntë) studentë

FUSHA E STUDIMIT

  • Faculty of Business

KRITERET PËR APLIKIM

Studentët aplikantë duhet të:

  • jenë studentë aktivë në programet përkatëse të studimit, viti i parë dhe i dytënë nivelin e pare të studimit (Bachelor);

  • të kenë njohuri të gjuhës angleze në nivel B1–B2;

  • të shfaqin motivim dhe gatishmëri për pjesëmarrje aktive në të gjitha aktivitetet e projektit

DOKUMENTAT QË NEVOJITEN PËR APLIKIM

  • Formulari i aplikimit (Recruitment Form), i plotësuar dhe i nënshkruar;

  • Letër motivimi në gjuhën angleze (1 faqe)

  • Vërtetim notash;

  • Kopje e pasaportës;

 MBULIMI FINANCIAR

Studentëve të përzgjedhur do t’u mbulohen plotësisht:

  • shpenzimet e udhëtimit;

  • akomodimi;

  • ushqimi (subsistence);

  • sigurimi,

AFATI I APLIKIMIT

Afati i aplikimit është deri më 22 Dhjetor 2025 deri në orën 16:00.

 

DORËZIMI I DOKUMENTEVE

Dokumentet e aplikimit mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.al dhe cc eqosja@yahoo.com ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Pestë, zyra 511, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Taulantia Street, Durres.

 

en_USEnglish