HUAJ TË SHKOLLËS SË MESME, NË PROGRAMET E STUDIMEVE ME KARAKTER PROFESIONAL, NË PROGRAMET E CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE SI DHE NË PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË, NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË

PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE TË REGJISTRIMIT TË KANDIDATËVE ME DIPLOMË TË HUAJ TË SHKOLLËS SË MESME, NË PROGRAMET E STUDIMEVE ME KARAKTER PROFESIONAL, NË PROGRAMET E CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE SI DHE NË PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË, NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË

  1. Kandidatët që kanë diplomë të huaj të arsimit të mesëm të lartë, që dëshirojnë të ndjekin studimet në programe të studimeve me karakter profesional, në programe të studimeve të ciklit të parë ose në programe të integruara të studimeve të ciklit të dytë, sipas afateve të përcaktuara nga IAL-të, për çdo vit akademik, konkurrojnë për t’u pranuar në studimet përkatëse studentët për këtë kategori nga IAL-të në programe studimi.

  2. Kandidatët duhet të kenë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe të jenë të pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të këtij niveli arsimor, nuk duhet të rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi në Republikën e Shqipërisë ose jashtë saj, plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara nga IAL-të, për programet e studimit për të cilët aplikojnë.

  3. Kandidatët, në përfundim të procedurave të aplikimit dhe përzgjedhjes për regjistrim, sipas afateve të përcaktuara nga IAL-të, paraqesin dokumentacionin e njohjes dhe njësimit të lëshuar nga QSHA.

  4. Kandidatët, përpara aplikimit kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit për çdo program studimi dhe për çdo IAL, sipas përcaktimit të IAL-së, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë në llogari të IAL-së pranë të cilit aplikojnë.

  5. Kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë deri në 10 (dhjetë) programe studimi në një ose disa IAL.

  6. Kandidatët duhet të paraqesin pranë IAL-ve dokumentacionin e mëposhtëm:
    a) Formularin e aplikimit sipas shtojcës nr. 2 të këtij udhëzimi;
    b) Kopje të dokumentit të lëshuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore që vërteton njohjen e diplomës së arsimit të mesëm të lartë, shoqëruar me kopje të diplomës/dëftesës së listës së notave. Kandidatët që nuk e kanë përfunduar procesin e njohjes dhe njësimit paraqesin dokumentin që e kanë aplikuar pranë QSHA për njohje dhe njësim;
    c) Kopje të dokumentit të identifikimit;
    d) Dëshmi njohjeje të gjuhës shqipe, lëshuar nga struktura përgjegjëse (për rastet kur gjuha shqipe nuk është gjuha e tyre amtare dhe nuk e kanë mësuar në gjuhën shqipe). Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme në gjuhën shqipe, mund të sjellin si dëshmi dokument nga vendi i origjinës që vërteton njohjen e gjuhës shqipe. Nga ky detyrim përjashtohen shtetasit e huaj që kanë përfunduar një cikël/program studimi në gjuhën shqipe në institucion të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë;
    e) Kopjen e mandatpagesës;
    f) Deklaratën sipas shtojcës nr. 1, pjesë përbërëse dhe bashkëlidhur këtij udhëzimi.

  7. Kandidatët paraqesin aplikimin e tyre pranë IAL-së përkatëse. Pas zhvillimit të konkurseve/testimeve të pranimit, IAL-ja ia dërgon QSHA-së listat e fituesve dhe të dhënat e tyre, shoqëruar me dokumentacionin përkatës të nevojshëm.

  8. Kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë në të njëjtën gjuhë të huaj që zhvillohet edhe programi i studimit i IAL-së ku aplikojnë, përjashtohen nga detyrimi i paraqitjes së dëshmisë së njohjes së kësaj gjuhe të huaj.

  9. Kandidatët kryejnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve fitues në bazë të kritereve të përcaktuara nga ana e tyre, IAL-të, për çdo program studimi që ofrojnë, publikojnë listat e fituesve në faqen e tyre elektronike zyrtare.

  10. Kandidatët kanë të drejtën e ankimimit brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e rezultatit. IAL-të shqyrtojnë ankesat dhe vendosin mbi to brenda 2 (dy) ditëve pune nga data e paraqitjes së ankesave.

  11. IAL-të shpallin listat përfundimtare të kandidatëve fitues, në faqet elektronike zyrtare dhe në mjediset e tyre.

  12. Kandidatët regjistrohen vetëm në një nga programet e studimit ku janë shpallur fitues brenda datës së përcaktuar nga IAL. Regjistrimi i kryer konsiderohet përfundimtar dhe kandidati nuk mund të heqë dorë për t’u regjistruar në një program tjetër studimi.

  13. Sekretaritë mësimore në njësitë kryesore të IAL-ve për kuotat e paplotësuara njoftojnë kandidatët e tjerë sipas listës së shpallur.

  14. Pas përfundimit të regjistrimit dhe mbylljes së kuotave, kandidatët nuk kanë të drejtë të ndryshojnë programin e studimit për atë vit akademik.

en_USEnglish