Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1 dhe marrëveshjes ndër-institucionale të nënshkruar me Institutin Politeknik të Santarem-it, Portugali, i ofron stafit akademik mundësinë e pjesëmarrjes në Javën Ndërkombëtare të organizuar në Institutin Politeknik të Santarem-it. (https://www.
Mobiliteti konsiston në një javë pjesëmarrje në Javën Ndërkombëtare për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
· 1 (një) për staf akademik
Lloji i mobilitetit:
· Trajnim (13 – 17 Maj 2024)
Fakultetet:
· Fakulteti i Edukimit;
· Fakulteti i Biznesit.
Afati i aplikimit: 24 Mars 2024.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Institutin Politeknik të Santarem-it, Portugali:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;
– Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 360 euro.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.