Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1 dhe marrëveshjes ndër-institucionale të nënshkruar me Universitetin e Leon-it, Spanjë, i ofron stafit administrativ me profil angazhimin në projekte dhe marrëdhënie ndërkombëtare, mundësinë e pjesëmarrjes në Javën Ndërkombëtare të organizuar në Universitetin e Leon-it, Spanjë. (https://www.unileon.
Mobiliteti konsiston në një javë trajnim mbi shkëmbimin e praktikave dhe proceseve në njohjen e mobiliteteve të studentëve, rritjen e kapaciteteve në aplikimet për projekte dhe programe, si edhe ndërtimin e rrjetëzimeve të suksesshme për aplikime për projekte në gjuhën angleze në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
· 5 (pesë) për staf administrativ.
Lloji i mobilitetit:
· Trajnim
Afati i aplikimit: 7 Mars 2024.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin administrativ për të aplikuar për mobilitet në Universitetin eLeonit, Spanjë:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;
– Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.