Takimi me gazetarin Osman Stafa

Studentët e Fakultetit të Shkencave Politike Juridike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, e nisën dje javën me një bisedë me gazetarin politik dhe aktivistin për çështjet sociale z. Osman Stafa.

Gazetari Osman Stafa është fitues i disa çmimeve në gazetari të akorduar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptar dhe Bashkimi Europian. Gjithashtu, është shpallur Reporter i Vitit për vitin 2023.

Në takimin miqësor me studentët, organizuar nga Deakani i FSHPJ-së, Prof. As. Dr. Andon Kume dhe lektore Dr. Mirela Metushaj, u fol për tema të rëndësishme të shoqërisë, si roli dhe sfidat e gazetarit në vendin tonë, pavarësia e medias, raporti me të vërtetën në shoqërinë tone, por edhe misioni i të rinjve në ndryshimin e realitetit social në vend. U bisedua mbi atë që mund të bëj gjithsecili, sidomos të rinjtë për të mirën e përbashkët.

Takimi me gazetarin Osman Stafa ishte frymëzues dhe shënoi fillimin e një bashkëpunimi vullnetar me studentët e FSHPJ-së, për të dhënë kontribut konkret në adresimin e problemeve që kanë grupet më vulnerabël në shoqërinë tonë.

en_USEnglish