HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN MÄLARDALEN, SUEDI

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL

CREDIT MOBILITY

NË UNIVERSITETIN MÄLARDALEN, SUEDI
PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE TË

DYTË TË STUDIMEVE (MASTER).

PËR FAKULTETIN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes
Universitetit Mälardalen në Suedi dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën
2023-2027, hapet thirrja për aplikime të studentëve në nivelin bachelor dhe master për Fakultetin
e Teknologji-Informacionit:
• 1 mobilitet për studentë në nivelin bachelor për vitin akademik 2023-2024;
• 1 mobilitet për studentë në nivelin master për 1 vit të plotë akademik në 2023-2024.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me
Universitetin pritës, Universitetin Mälardalen, Suedi.
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze sipas kualifikimeve të testeve ndërkombëtare,
niveli B2 të mbrojtur me çertifikate ose vërtetim nga UAMD , i cili vërteton nivelin tuaj
të anglishtes;
– Performancë të mirë akademike;
– Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
– Vërtetim studenti;
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro /muaj, 275 Euro Transporti.
Afati i aplikimit është deri më datë 4 Tetor, 2023.

 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën anilavelja@uamd.edu.al duke kopjuar
(cc) arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me
Jashtë, Kati I Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.

en_USEnglish