Në kuadër të projektit “Zhvillimi Cilësor për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Menaxhimin e Projekteve” (QUADIC), financuar nga Bashkimi Evropian, ku Universiteti “Aleksandër Moisiu” është partner, u zhvillua në datat 19-22 tetor, në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit dhe Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, trajnimi i radhës me temë “Qasje të ndërkombëtarizimit dhe integrimi i tyre në strategjitë e zhvillimit të institucioneve të arsimit të Lartë”.
Ky aktivitet iu dha mundësi të gjithë pjesëmarrësve të njihen nga afër me disa mekanizma të ndërkombëtarizimit si studimet e përbashkëta dhe diplomat e dyfishta me universitetet e vendeve të BE-së.
Temë e diskutimit ishte edhe agjenda e re e Bashkimit Evropian me fokus zhvillimin e mëtejshëm të Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë.