
Zhvillohet takimi pesë-ditor i grupit të punës në kuadër të projektit “Gjuha e Urrejtjes: Demokracia dhe të Rinjtë” Universiteti “Fehmi Agani”, Gjakovë, 26 – 30 Maj 2025
Në kuadër të projektit të përbashkët ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, gjatë datave 26–30 maj 2025 u zhvillua një takim pesë-ditor i grupit të punës në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Ky aktivitet kishte në fokus identifikimin dhe analizën e gjuhës së urrejtjes në hapësirën online dhe publike, vlerësimin e kuadrit ligjor në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe strukturimin e një pyetësori cilësor që do të përdoret për mbledhjen e të dhënave në terren.
Në takim morën pjesë Prof.asoc.dr. Artan Nimani, Prof.asoc.dr. Kimete Canaj, Prof.asoc.dr. Renata Tokrri, Prof.asoc.dr. Eva Teqja (Allushi) dhe Prof.dr. Sokol Pacukaj.
Ata trajtuan çështje si përhapja e narrativave të urrejtjes në rrjete sociale, ndikimi i algoritmeve, dhe praktikat më të mira ndërkombëtare për parandalimin e diskriminimit dhe urrejtjes.
Në përmbyllje, u finalizua struktura e pyetësorit dhe u përcaktuan hapat e mëtejshëm për zbatimin e projektit dhe promovimin e edukimit mediatik tek të rinjtë.