Workshop informues për aplikim në programet Erasmus+ dhe Horizon Europe.

Qendra për Kërkim dhe Ekselencë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, organizon një workshop informues kushtuar mundësive të aplikimit në programet Erasmus+ and Horizon Europe.
Aktiviteti do të zhvillohet më 12 nëntor 2025, nga ora 10:00 deri në 12:00,on Sallën e Konferencave, Currila, UAMD.

Workshopi do të udhëhiqet nga Agjencia PMable, pjesë e grupit Value Provider, e njohur për përvojën e saj në menaxhimin e projekteve, trajnime profesionale dhe këshillim për individë dhe organizata.

Ky aktivitet përfaqëson një mundësi të vlefshme për studentët dhe stafin akademik për të mësuar më shumë rreth mënyrave të aplikimit në programe ndërkombëtare dhe për të marrë këshilla praktike nga profesionistë të fushës.

 
 
en_USEnglish