WBF – Western Balkans Fund ka shpallur Thirrjen e Qershorit për Projekte Rajonale nëpërmjet hapjes së Granteve të Mobiliteteve Individuale. Grupet e synuara dhe fushat e ndërveprimit: Skema e Granteve të Mobilitetit për Individët synon në mënyrë specifike: • Rritjen e dialogut ndërkulturor dhe shkëmbimit të njohurive ndërmjet ekspertëve dhe profesionistëve nga rajoni i BB; • Mbështetjen e mobiliteteve profesionale (d.m.th., udhëtime rajonale për qëllime profesionale) të artistëve,profesionistë të kulturës, akademi, gazetarë, aktivistë; • Krijimin e lidhjeve ndërmjet profesionistëve për të mbështetur bashkëpunimin rajonal. Fushat prioritare të ndërveprimit brenda Skemës së Granteve të Mobilitetit për Individët janë: • • Arti dhe Kultura • • Shkëmbim arsimor dhe shkencor • • Media • • Mbrojtja e mjedisit dhe ndryshimet klimatike • • Zhvillimi ekonomik dhe inovacionet dixhitale • • Ndërtimi i paqes • • Sportet Afati i aplikimit: Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit të plotë është 5 korrik 2023, ora 17:00 Vlera e Grantit: Çdo grant i kërkuar sipas kësaj Thirrje për Propozime nuk duhet të kalojë 5,000 EUR Kohëzgjatja e mobilitetit: Kohëzgjatja e qëndrimit ose veprimit të mobilitetit nuk duhet të kalojë 6 muaj duke përfshirë periudhën e raportimit. Në kuadër të kësaj Thirrje për Propozime aplikanti mund të fillojë projektin e tij/saj të mobilitetit jo më herët se data 4 shtator 2023 dhe duhet të përfundojë projektin e mobilitetit deri më 4 mars 2024. Numri i lejuar i mobiliteteve për aplikant: WBF do të mbështesë maksimumi një projekt mobiliteti për aplikant në vit, por aplikimet nga personat që kanë qenë të suksesshëm në një thirrje të mëparshme nuk do të merren parasysh. Një aplikim i plotë përfshin dokumentet e mëposhtme: Formulari i aplikimit – plotësohet online Buxheti – plotësohet online Deklarata e nënshkruar nga aplikanti individual (Për t'u ngarkuar nga aplikanti në sistem) Për të aplikuar për Thirrjen për Propozime, aplikantët duhet: 1. Të regjistrohen në WBF OGMS në: https://wbfportal.org/applicant/login.html; 2. Të Sigurojnë informacionin sipas udhëzimeve ose pyetjeve udhëzuese të dhëna në OGMS. Site për më shumë informacion dhe aplikim: https://wbfportal.org/applicant