Vizitë tek ambasada italiane

Studentët e diplomave të dyfishta të Shkencave Politike UAMD kryejnë një vizitë kortezie pranë Ambasadës Italiane në Tiranë.
 
Një grup studentësh të Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike, pjesë e diplomave të difshita ndërmjet UAMD dhe universiteteve italiane 
të udhëhequr nga lektore Dr. Mirela Metushaj dhe Prof. As Gentiana Kraja, kryen një vizitë kortezie pranë Ambasadës Italiane në Tiranë. 
U mirëpritën nga diplomati, Sekretari i Parë z. Sergio ALIAS i cili është përgjegjës i lidhjeve studimore ndërmjet dy vendeve dhe bashkëbiseduan rreth rëndësisë së diplomave të dyfishta, ekperiencës akademike dhe kulturore që studentët kanë mundësinë të jetojnë gjatë këtij rrugëtimi dhe avantazheve që ofron diploma e dyfishtë jo vetëm në tregun e punës në Shqipëri por në të gjjthë Evropën gjithashtu u diskutuan mundësi të reja bashkëpunimi me Universitete të tjera.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish