Vizitë Studimore e studentëve të Departamentit të Shkencave Politike pranë ambasadës së Holandës.

Në kuadër të lëndës Diplomaci dhe analizë e politikës së jashtme një grup studentësh të programit Bachelor të Departamentit të Shkencave Politike dhe të Masterit Shkencor të Marrëdhenieve Ndërkombëtare dhe Diplomaci të Universitetit Alkesandër Moisiu të udhëhequr nga lektore Dr. Mirela Metushaj patën kënaqësinë e një takimi pranë ambasadës së Holandës me ambasadorin, shkelqesine e tij, z. Reinout Vos. 
 
Bashkëbisedimi me ambasadorin ishte shumë i këndshem dhe me interes. Disa nga pyetjet e drejtuara ambasadorit ishin rreth sfidave të punës së një diplomati në ditët e sotme dhe rolit të tij si ambasador në Shqiperi, mendimi i tij rreth integrimit të Shqipërisë në BE dhe një prespektivë rreth të ardhmes së BE-së duke pasur parasysh se pas Brexit ne po shohim shumë kandidatë të ektremit të djathtë të fitojnë zgjedhjet për shembull populisti i djathtë Geert Wilders në Holandë ose Meloni në Itali, ose edhe në Spanjë, Francë por edhe Trump, gjithashtu u diskutua rreth aneve pozitive të bashkëpunimeve ndërmjet UAMD dhe Universiteteve evropiane me programe të ndryshme shkëmbimesh studentore dhe stafi akademik.
 
Takimi u mbyll me dëshirën dhe me ftesën për të pasur z.Ambasador për një leksion të hapur në Kampusin e UAMD-së ku të diskutojmë rreth diplomacisë në ditët e sotme.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish