

Gjatë aktivitetit u diskutuan strategjitë për zero karbon, eficiencën energjetike dhe tranzicionin e gjelbër, duke theksuar rolin e inovacionit, teknologjive digjitale dhe bashkëpunimit akademi–industri.
Konventa u shoqërua me fjalë përshëndetëse nga drejtues institucionalë dhe aktorë kyç të sektorit detar, ndërsa në përmbyllje u nënshkruan memorandume bashkëpunimi, duke forcuar partneritetet dhe angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të qëndrueshme.