UAMD pjesëmarrës në trajnimin e stafeve akademike mbi sipërmarrjen

Në datat 6-7 shtator 2022 përfaqësues nga UAMD, në kuadër të implementimit të projektit EntrAl CBHE Erasmus+, ku universiteti “Aleksandër Moisiu” është në rolin e partnerit, morën pjesë në workshop-in e organizuar nga universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë.

Në këtë aktivitet u prezantuan dhe miratuan modulet e përgatitura për trajnimin e stafit akademik, mësuesve të arsimit parauniversitar dhe studentëve mbi sipërmarrjen, si dhe u përgatit një plan pune për implementimin e këtyre moduleve gjatë fazës së pilotimit, pas akreditimit të tyre.

Procesi i pilotimit do të zhvillohet në tre universitete partnere, më konkretisht, në Universitetin e Gjirokastrës, Universitetin e Vlorës dhe në UAMD gjatë periudhës tetor-dhjetor 2022.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish