UAMD në Takimin Tematik të EUA për Zhvillimin e Stafit & Bashkëpunimin Ndërkombëtar Më 18 Nëntor 2025, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës mori pjesë në takimin e 3-të të EUA Learning & Teaching Thematic Peer Group, organizuar në Linköping University (Suedi), me fokus te zhvillimi profesional i stafit akademik dhe bashkëpunimi transnacional.
Në këtë grup punues marrin pjesë universitete të përzgjedhura nga Europa, të cilat ndajnë praktika, përvoja dhe strategji për përmirësimin e mësimdhënies dhe procesit mësimor. UAMD është krenare të kontribuojë në këtë rrjet të shkëlqyer ndërkombëtar.
Universitetet pjesëmarrëse:
Ruhr University Bochum • National Polytechnic University of Armenia • Petre Shotadze Tbilisi Medical Academy • Université Côte d’Azur • AAB College • UAMD • Universidad de Huelva • University of Warwick.
Takimi u fokusua në identifikimin e praktikave të mira, sfidave dhe qasjeve inovative që forcojnë zhvillimin profesional të stafit akademik dhe administrativ në arsimin e lartë europian. Punimet do të finalizohen me një raport rekomandimesh për Forum-in e EUA Learning & Teaching 2026.
UAMD vijon angazhimin për të mbështetur stafin në zhvillimin e kompetencave dhe për të forcuar partneritetet ndërkombëtare.