UAMD në rrjetin evropian të arsimit të lartë

Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, si anëtar i Shoqatës së Universiteteve Evropiane (European University Association – EUA), mori pjesë në takimin e radhës të grupit tematik mbi zhvillimin e stafit në një kontekst ndërkombëtar.
Takimi u mbajt në Université Côte d’Azur, Nice (Francë), dhe mblodhi së bashku përfaqësues nga universitete të ndryshme evropiane për të ndarë praktika, përvoja dhe ide mbi zhvillimin profesional në arsimin e lartë.

Pjesëmarrja në këtë rrjet forcon angazhimin e UAMD në ndërkombëtarizimin e arsimit dhe ndërtimin e kapaciteteve akademike përmes bashkëpunimit evropian. 🌍🎓

en_USEnglish