UAMD hap dyert për studentët arbëreshë nga Piana Degli Albanesi, në bashkëpunim me Komunën e Piana Degli Albanesi, Siçili (Itali), dhe Rotary e-Club Durrës 24 (Shqipëri).

Mundësi e shkëlqyer për të rinjtë arbëreshë nga Piana Degli Albanesi për të studiuar në UAMD!

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD), në bashkëpunim me Komunën Piana Degli Albanesi, Siçili (Itali) dhe Rotary e-Club Durrës 24 (Shqipëri), ka nënshkruar një marrëveshje të veçantë për regjistrimin dhe sponsorizimin e dy studentëve arbëreshë nga Piana Degli Albanesi, të cilët do të ndjekin një cikël të plotë studimesh në UAMD.

Falë përkushtimit të Rotary e-Club Durrës 24, i cili mbulon të gjitha shpenzimet e akomodimit dhe qirasë për studentët e përzgjedhur, UAMD fton të rinjtë e interesuar që të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar.

Kjo është një mundësi unike për të rinjtë arbëreshë që të lidhen më fort me rrënjët e tyre dhe të ndërtojnë të ardhmen në një ambient universitar modern e ndërkombëtar.

Detajet e plota për kriteret, dokumentacionin dhe procedurat e aplikimit gjenden në faqen zyrtare të UAMD – https://admissions.primesolutions.it

Afati i fundit i aplikimeve dhe regjistrimeve: deri më 24 tetor 2025.

Për çdo pyetje, aplikantët mund të kontaktojnë:
• Email: admissions@uamd.edu.al

UAMD ofron programe studimi në shqip, italisht dhe anglisht, përfshirë edhe programe të përbashkëta e duale me universitete prestigjioze në Itali dhe Evropë.

Kjo nismë shënon një hap të rëndësishëm për forcimin e lidhjeve kulturore, gjuhësore dhe akademike mes Shqipërisë dhe komunitetit arbëresh në Itali, vendit mik, duke promovuar historinë, kulturën dhe traditën e rrallë arbëreshe.

en_USEnglish