Trajnimi online mbi “Project Writing”

Në datat 16/17 dhe 18 Dhjetor 2025 u realizua me sukses trajnimi online mbi “Project Writing”,
i organizuar nga Qendra për Kërkim dhe Ekselencë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Projekteve
dhe Marrëdhënieve me Jashtë, i ofruar nga kompania PMABLE.

Përgjatë tre ditëve, ekspertët e trajnimit u fokusuan gjerësisht në trajtimin e çështjeve si:
 Hyrje në Ciklin e Projektit & Struktura e Propozimit, si kthehet një ide akademike në një
projekt konkret
 Hartimi i Objektivave & Indikatorëve (Logical Framework Approach), struktura e
propozimeve të projektit dhe objektivat SMART dhe indikatorë
 Buxhetimi Praktik: Si ndërtohet një buxhet profesional;
 Monitorim & Vlerësim (M&E)

Përmes diskutimeve reale dhe ndarjes së përvojave, u konstatua që kontributi në shoqëri dhe
akademi kalon përmes stafit akademik dhe profesionistëve, të cilët janë shtylla e zhvillimit, të
inovacionit dhe ndryshimit afatgjatë.
Falenderojmë të pranishmit dhe bashkëpunëtorët për angazhimin dhe energjinë e treguar në
këtë trajnim produktiv.

en_USEnglish