Në vijim të trajnimeve që zhvillohen nga Qendra për Kërkim, Zhvillim dhe Ekselencë në kuadër të “Planit Strategjik mbi Zhvillimin Profesional të Personelit të Uamd-së”, jeni të lutur të merrni pjesë në trajnimin “Organizimi i brendshëm institucional, Statuti dhe Rregullorja e UAMD” në bashkëpunim me Qendrën për Edukim në Vazhdim dhe Drejtorinë e Kurrikulës dhe Standarteve të Cilësisë.
Fokusi i trajnimit do të jetë njohja me organizimin institucional i cili është një nga detyrat primare të stafit akademik. Duke u njohur me procedurat administrative përcaktuar në Statutin dhe Rregulloren e UAMD-së, stafit do t’i lehtësohet puna në zbatueshmërinë e detyrave administrative dhe në përmbushjen e afateve kohore të përcaktuara.
Aktiviteti do të zhvillohet: në 31 Maj 2024, ora 10.00-12.00 Salla e Konferencave, Kampusi Universitar, (Godina 2) UAMD