Trajnim me temë “Mirëfunksionimi i sekretarive të njësive kryesore”

Bazuar në  Planin Strategjik  mbi Zhvillimin Profesional të Personelit 2023-2026, i miratuar nga Senati Akademik i UAMD-së, me vendimin nr. 36 datë 7/7/2023, plan i cili ka si qëllim të realizojë zhvillimin personal, profesional, trajnimin dhe edukimin e vazhdueshëm të personelit akademik dhe administrativ të UAMD-së, si dhe konsolidimin e kulturës së të mësuarit të vazhdueshëm;

Qendra për Kërkim, Zhvillim dhe Ekselencë në bashkëpunim me Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Juridike dhe Drejtorinë e Kurrikulave dhe Standarteve të Cilësisë,  zhvilloi trajnimin e parë me  temë “Mirëfunksionimi i sekretarive të njësive kryesore”.

Trajnimi synoi rritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të stafit ndihmës administrativ  si dhe evidentimin e problematikave me qëllim përmirësimin e tyre në vijmësi. Në trajnim morën pjesë kryesekretaret/ sekretaret e njësive kryesore dhe zv Dekanët për Procesin Mësimor të UAMD-së.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish