Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Vilnius, Lituani.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim ose mësimdhënie në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Vilnius, Lituani. (University of Vlinius ).

Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin akademik ose mësimdhënie në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Numri i kuotave:

·         4 (katër) për staf akademik.

Periudha e zhvillimit të mobilitetit:

·  Trajnim  (Java Ndërkombëtare Qershor 2023); 

·  Mësimdhënie (Maj 2023); Fakulteti i Bezinsit & Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

Afati i aplikimit: 13 Prill 2023.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin Vilnius Lituani:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;

–     Kopje e pasaportës.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 Euro.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

en_USEnglish