Thirrje për shkëmbime të stafit administrativ me Universitetin e La Sapienza, Itali.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit administrativ mundësinë për të marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i La Sapienza, Itali. (https://www.uniroma1.it/it/pagina-strutturale/home).

Mobiliteti konsiston në pjesëmarrje në Javën Ndërkombëtare për stafin administrativ të organizuar në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Lloji i  mobilitetit:

·  Trajnim  (14-18 Tetor 2024)

Afati i aplikimit: 05.05.2024.

Fituesit do të përzgjidhen nga Universiteti pritës.

Aplikimi do të bëhet nëpërmjet linkut:

https://forms.gle/79w6p98EC4qQLUnY7

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish