THIRRJE PËR APLIKIME PËR PRAKTIKË NË KUADËR TË PROJEKTIT ERASMUS+ PELMOB NË UNIVERSITETIN POLITECHNIKA LUBELSKA (LUT), POLONI

Thirrja është e hapur për studentët e programit studimor 2-vjeçar mbi “Teknologji
Automobilash” & “Menaxhimi I Transportit Detar / Tokësor” ofruar nga Departamenti i Shkencave
Inxhinierike dhe Detarisë, në Fakultetin e Studimeve Profesionale, UAMD.
Kohëzgjatja e praktikës: 14 (katërmbëdhjetë) ditë, pra 12 ditë për praktikë + 2 ditë për
udhëtim.
Numri i studentëve fitues: 2 studentë.
Periudha e praktikës: Planifikuar 2-15 Mars 2025/ semestri veror i vitit akademik 2024-
2025.
Shuma e bursës: 105 € për natë dhe 55 € për shtesa ditore, e cila është për 14 ditë dhe 13 netë
është gjithsej 2,135.00 € për student. Shuma do të reduktohet me taksën e aplikueshme sipas ligjeve të
Republikës së Shqipërisë. Studentët do të marrin gjithashtu një rimbursim të udhëtimit një herë për
shpenzimet aktuale të udhëtimit deri në një maksimum prej 196 €. Kostot e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor gjatë periudhës së mobilitetit nuk mbulohen nga bursa e programit Erasmus+, prandaj këto shpenzime janë në përgjegjësi të studentëve.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  1. Formulari i aplikimit (i bashkëngjitur),
  2. Transkripti i notave dhe certifikata e regjistrimit në Fakultetin e Studimeve Profesionale – e lëshuar nga shërbimi studentor i fakultetit,
  3. Letër motivimi në anglisht (një faqe), e nënshkruar,
  4. CV në anglisht (rekomandohet përdorimi i formatit Europass),
  5. Certifikata e gjuhës angleze (e bashkëngjitur) – e nënshkruar nga një profesor i anglishtes në fakultet,
  6. Pëlqimi për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale,
  7. Faqja e parë e pasaportës së skanuar (me fotografi),
  8. Niveli i kërkuar i gjuhës angleze: minimumi B1.
    Shënim: Dokumentacioni i pakompletuar nuk do të merret parasysh.

Afati i aplikimit:

30.11.2024, ora 12:00 PM.

Pas përzgjedhjes së studentëve:

  • Me kandidatët e përzgjedhur do të nënshkruhen marrëveshje financiare.
  • Kandidatët e përzgjedhur do të informohen mbi periudhën e planifikuar të mobilitetit nga universiteti pritës.
  • Kandidatëve të përzgjedhur do t’u kërkohet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm pas përfundimit të mobilitetit:
    • Faturën e akomodimit,
    • Faturat dhe biletat e transportit,
    • Vërtetimin nga institucioni pritës për përfundimin e praktikës.

Pas përfundimit me sukses të praktikës, studentët do të pajisen me një certifikatë mobiliteti të lëshuar nga institucioni pritës.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish