Thirrje për bursat e shkëmbimit studentor Erasmus + me Universitetin Saarland, Gjermani

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2022 – 2023, në Universitetin Saarland në Gjermani (https://www.uni-saarland.de/).

Nivelet e mobilitetit për studentet:

•      Master.

Numri i kuotave:

•     4  studentë.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:   

•      Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike  për Kërkim Shkencor për temë diplome   (3 muaj)

Afati i aplikimit deri: 13 Dhjetor 2022.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen nga  Universiteti pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin Saarland, Gjermani:

–          Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          CV në gjuhën angleze;

–          Fotografi pashaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht.

–          Abstrakt mbi temën e diplomës

–          Plan kërkimi (research plan) për temën e diplomës

Kriteret për aplikim:

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

–  Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 /muaj, 275 Euro Transporti. 

en_USEnglish