Thirrje për bursat e shkëmbimit studentor Erasmus+ me Universitetin Koblenz-Landau, Gjermani

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2022 – 2023, në Universitetin Koblenz-Landau, Gjermani (University of Koblenz · Landau (uni-koblenz-landau.de)

Nivelet e mobilitetit për studentët:

•      Bachelor.

•      Master.

Numri i kuotave:

•      2 studentë.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

•      Fakulteti i Biznesit.

Afati i aplikimit: 6 Nëntor 2022

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në  Universitetin Koblenz-Landau, Gjermani:

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          CV në gjuhën angleze.

Kriteret për aplikim:

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;

–  Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro/muaj, 275 Euro Transporti. 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@yahoo.com, cc: arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish