Thirrje për aplikime drejtuar studentëve të drejtësisë

Ftojmë studentët e Departamentit të Drejtësisë të bëhen pjesë e Klinikës së Ligjit pranë Fakultetit të Shkencave Politike Juridike, si një eksperiencë akademike, profesionale dhe personale e pazëvendësueshme.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, ka hapur në vitin akademik 2017-2018 një Klinikë Ligjore me staf të përbërë nga lektorë të departamentit të Drejtësisë dhe studentë të këtij departamenti. Qëllimi i Klinikës së Ligjit është që të ofrojë ndihmë juridike parësore, falas për personat në pamundësi ekonomike për të përballuar përfaqësimin nga avokati, duke ofruar ndihmë ligjore parësore dhe dytësore.

Gjatë kohës së funksionimit të saj Klinika e Ligjit pranë UAMD-së, ka ofruar ndihmë ligjore parësore për më shumë se 1,200 raste, si dhe ka përfaqësuar qytetarë dhe organizata në mjaft çështje strategjike me interes kombëtar.
Klinika e Ligjit UAMD ka nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Drejtësisë dhe studentët e Klinikës, janë bërë vazhdimisht pjesë e trajnimeve pranë MD, si dhe kanë kryer praktikën pranë Zyrës së Ofrimit të Ndihmës Ligjore pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Klinika e Ligjit pranë UAMD, hap thirrjen për aplikime për 10 studentë të degës Drejtësi, të cilët kanë dëshirë që të jenë pjesë e veprimtarive të Klinikës së Ligjit, që përfshin:

  • Ofrimin e ndihmës ligjore parësore për personat në pamundësi ekonomike;
  • Aktivizim në zyrën e ndihmës ligjore pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës;
  • Zhvillimi i workshopeve, seminareve, trajnimeve, në kuadër të Klinikës së Ligjit;
  • Edukimin ligjor të publikut;
  • Përmirësimin e aftësive në fushën e drejtësisë nëpërmjet ushtrimit në praktikë;
  • Shkëmbimin e eksperiencave me klinika të ligjit në vende të BE-së;
  • Asistenca në punët administrative të Klinikës së Ligjit, duke përshirë: hartimin e skedarëve; intervistim, pritja e qytetarëve, paraqitje pranë institucioneve shtetërore, pjesëmarrje në seanca gjyqësore dhe në përgjithësi ndihmë për juristët dhe avokatët e Klinikës së Ligjit.
  • Aplikantët duhet të kenë dëshirë për t’u angazhuar në veprimtari komunitare dhe ekstrakurrikulare, të jenë serioz në punën që do t’u ngarkohet dhe të jenë të gatshëm të përballojnë mbingarkesë në punë.
    Studentët e përzgjedhur do të jenë të angazhuar pranë Klinikës, deri në përfundim të vitit akademik 2022-2023.
    Në përfundim të procesit pjesëmarrësit do të pajisen me një Vërtetim dhe Çertifikatën përkatëse.
    Për studentët e profileve Master Shkencor, kjo periudhë njihet si praktikë profesionale, për efekt të shlyerjes së detyrimeve Universitare.

Kriteret e aplikimit:

  • Të jetë student i vitit të tretë Bachelor në Drejtësi, Master Profesional E drejtë Prone, Master Shkencor e Drejtë Private, Master Shkencor e Drejtë Ndërkombëtare Publike.
  • Të ketë mesataren e studimeve mbi 7.5;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
  • Të ketë dëshirë të përfshihet në çështje në ndihmë të komunitetit.
  • Studentët që dëshirojnë të aplikojnë të dërgojnë një letër interesimi ku të paraqesin arsyet se përse dëshirojnë të jenë pjesë e Klinikës së Ligjit dhe përse mendojnë se janë të përshtatshëm për t’u përzgjedhur.
  • Letra e interesimit do të jetë pjesë e vlerësimit të studentëve aplikues për t’u pranuar pranë Klinikës së Ligjit. Letra e interesimit duhet të jetë deri në 500 fjalë (një faqe) dhe të dërgohet me attachment, në adresat e e-mailit: dorinaasllani@yahoo.com; marsi_muca@yahoo.it.

    Pas vlerësimit paraprak studentët e listës së ngushtë do të thirren për një intervistë.
    Afati i pranimit të aplikimeve: 31 tetor 2022

This will close in 0 seconds

en_USEnglish