THIRRJE PËR APLIKIM PËR REGJISTRIM NË PROGRAMIN E DOKTORATËS PËR VITIN AKADEMIK 2025-2026, PRANË FAKULTETIT TË EDUKIMIT, UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOSIU”, DURRËS

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës shpall hapjen e aplikimeve për Programin e Doktoraturës me diplomë të dyfishtë në “Didaktikë e Gjuhëve të Huaja”, pranë Fakultetit të Edukimit. Aplikimet janë të hapura nga 18 dhjetor 2025 deri më 19 janar 2026, ndërsa procesi i vlerësimit do të vijojë sipas afateve zyrtare deri në shpalljen e listës përfundimtare më 13 shkurt 2026. Programi u drejtohet kryesisht personelit akademik dhe kërkimor, si dhe profesionistëve të fushës së gjuhëve të huaja, pedagogjisë, didaktikës dhe shkencave humane, të cilët plotësojnë kriteret akademike dhe gjuhësore dhe paraqesin dokumentacionin e kërkuar së bashku me projektin individual të kërkimit shkencor. Dosja e aplikimit dorëzohet me postë në Fakultetin e Edukimit, Departamenti i Gjuhëve të Huaja, Kampusi Universitar Spitallë, Durrës. Për më shumë informacion, shkarkoni dokumentet më poshtë.

 
 
en_USEnglish