THIRRJE PËR APLIKIM PËR PROJEKTET KËRKIMORE SHKENCORE DHE TË NDËRKOMBËTARIZIMIT PËR VITIN 2024

Në mbështetetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Kodit të Proçedurave Administrative,
zbatim të Nenit 38, pika d, të Ligjit nr.80, datë 22.07.2015 ”Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin
Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, të VKM-s nr.685, datë
25.08.2010 ”Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, të
Statutit të Universitetit, të Rregullores së Universitetit, të VKM-s nr.75, datë 12.02.2018 “Për
miratimin e modelit të financimit të institucioneve publike të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor”,
Udhëzimit të Përbashkët nr.20, datë 20.09.2019 të MASR dhe MFE “Për skemën dhe zbatimin e
modelit të financimit të institucioneve publike të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor”, Vendimit
Nr.17, datë 29.03.2021 “Për miratimin e Rregullores për menaxhimin e aktiviteteve kërkimore
shkencore të zhvilluara në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës”, Strategjisë së
Ndërkombëtarizimit 2022-2024 si dhe të Procedurave respektive të Drejtorisë së Projekteve dhe
Marrëdhënieve me Jashtë aprovuar me Vendim Nr 28 datë 27.03.2024.
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës shpall thirrjen për projekte kërkimore shkencore dhe për
projekte të ndërkombëtarizimit, për vitin 2024, për personelin akademik me kohë të plotë të interesuar
të aplikojë në fushat prioritare si më poshtë:

This will close in 0 seconds

en_USEnglish