Takimi i Projektit STARS EU në UAMD: Strategjitë dhe Përparimet drejt Objektivave të 2025.

Të premten, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) organizoi një takim të rëndësishëm me përfaqësuesit e projektit STARS EU. Gjatë takimit u diskutuan strategjitë dhe përparimet e projektit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe shkëmbim përvojash mes universiteteve pjesëmarrëse. Ky takim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të UAMD për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të kërkimit dhe inovacionit në arsimin e lartë.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit u mirëpritën nga Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve pjesëmarrëse në projektin STARS EU. Diskutimet u fokusuan në progresin e bërë gjatë tre muajve të fundit, duke përfshirë zbatimin e objektivave të projektit dhe përgatitjet për fazat e ardhshme. Një nga çështjet kryesore ishte koordinimi i Work Packages (WP-ve), ku pjesëmarrësit u angazhuan të ndjekin me përpikmëri procesin për të siguruar realizimin e qëllimeve deri në Mars 2025.

U raportua gjithashtu mbi zhvillimet në UAMD lidhur me zbatimin e aktiviteteve dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj Aleancës STARS EU. Diskutimet përfshinë detajet teknike të zbatimit dhe përmirësimet që janë bërë për të përmbushur pritshmëritë dhe kërkesat e projektit. Në përfundim, pjesëmarrësit diskutuan mbi hapat e ardhshëm që do të ndiqen në muajt në vijim, për të siguruar përmbushjen e afateve të vendosura dhe realizimin e objektivave të projektit deri në Mars 2025.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish