Takimi i parë Kick-off i projektit ”Enhancing the skills and capabilities of VET providers in sustainable tourism”(SustainTour) Erasmus+ CB VET

Në datë 19 Mars u zhvillua në Larisa, Greqi, takimi i parë Kick-off i projektit ”Enhancing the skills and capabilities of VET providers in sustainable tourism”(SustainTour) Erasmus+ CB VET, ku Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës është në rolin e institucionit partner. 
 
Në takim u përcaktuan edhe një herë rolet dhe kontributi që duhet të japë secili partner në implementimin me sukses të këtij projekti.
 
Partnerët e tjerë, pjesë e konsorciumit të SustainTour janë:
1. BEE Group S.A., Greqi – lider;
2. Dimitra Education& Consulting, Greqi;
3. M.M.C Management Center Limited, Qipro;
4. Albacademy, Shqipëri;
5. Universum College, Kosovë;
6. Instituto Europeo de Estudios para la Formación y el Desarrollo, Spanjë;
7. Oda e Hotelierisë dhe Turizmit, Kosovë.
 
Takimi u pasua nga një workshop dy-ditor (20-21 Mars) mbi udhëzimet dhe kornizën e BE-së për European Qualifications Framework for Lifelong Learning (EQF) dhe European Quality Assurance Reference Framework for Vocational Education and Training (EQAVET), si dhe specifikimet për rezultatet e të nxënit.

Për më shumë informacion dhe detaje rreth këtij projekti, klikoni në linkun: https://www.sustaintour.eu.

en_USEnglish