Takim në La Sapienza Romë: Thellimi i Bashkëpunimit me UAMD për Programe të Reja dhe Nisma Inovative.

I ftuar nga nivelet më të larta të Universitetit La Sapienza, në Romë, Rektori i UAMD, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi diskutoi me Pro-Rektorin Prof. Dr. Giuseppe Ciccarone dhe Pro-Rektorin Prof. Dr. Alberto Pastore mbi bashkëpunimin midis dy institucioneve përmes Sapienza Experimental Economic Lab (CIMEO) Qendra për Hetimin dhe Modelimin e Vëzhgimeve Eksperimentale, një laborator multidisiplinar për kërkime mbi natyrën e vendimmarrjes njerëzore, mënyrën se si individët ndërveprojnë brenda organizatave dhe tregjeve dhe përcaktuesit e rezultateve të përgjithshme ekonomike, politike dhe sociale. Laboratori kryen eksperimente me stimuj të përshtatshëm monetarë dhe jomonetarë dhe në kushte të kontrolluara, në mënyrë që të identifikohen faktorët që ndikojnë në sjelljen njerëzore dhe të maten efektet e tyre.

Gjithashtu u diskutua edhe për bashkëpunim në lidhje me “Shkolla Verore & Workshop në CIMEO – Sapienza” ku studentët e Masterit dhe Doktoraturës mund të specializohen me qasjet eksperimentale, përdorimin e metodave ndërdisiplinore për të trajtuar sfidat më të ngutshme në ekonomi, duke punuar me softuerët statistikorë më të avancuar dhe duke mësuar për sfidat më kritike në ekonominë eksperimentale dhe të sjelljes. Qoftë financa, zhvillimi, teoria e lojës ose mjedisi, pjesmarresit do marrin njohuri se si përdoret ekonomia e sjelljes në këto tema me rritje të shpejtë.

Gjatë diskutimeve u dakordësua që të avancohet edhe me programe të tjera të përbashkëta, forcimi i mobilitetin midis studentëve dhe stafit tonë akademik, dhe bashkëpunimi më i thelluar në kërkimim shkencor, e nisma të tjera, që do jenë risi për UAMD.

UAMD ka si mision evropianizimin institucional dhe kultivimin e profesionistëve, të aftë për të kontribuar me kompetencë në zhvillimet dhe dinamikat e shpejta të kohës.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish