Me krenari ndajmë historinë e Aurel Ndoit, student i Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, i cili u diplomua në La Sapienza Università di Roma në programin “Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik”, pjesë e diplomës së dyfishtë midis UAMD dhe La Sapienza 🇦🇱🇮🇹
Ky program i përbashkët ndërmjet dy universiteteve ofron një model të avancuar të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar, duke i pajisur studentët me njohuri teorike dhe praktike të vlefshme në fushën e zhvillimit ekonomik dhe politikës ndërkombëtare.
👏 Urime Aurel për arritjen tënde!
Një shembull frymëzues i përkushtimit dhe suksesit që përfaqëson më së miri vlerat e UAMD dhe potencialin e studentëve tanë në arenën ndërkombëtare.