Blogu edukativ, studentët trajnohen për teknologjinë në mësimdhënie

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, pranë VTECH and Innovation Hub, u mbajt aktiviteti përmbyllës i projektit “Integrimi i metodave të vetë-vlerësimit të studentëve si pjesë e procesit të mësimit online të vetë-rregulluar” të financuar nga Agjencia Universitare e Frankofonisë (AUF).

Qëllimi kryesor i projektit është të njohë studentët me koncepte të mësimdhënies të vetë-rregulluar dhe sidomos të metodave të vetë-vlerësimit. Për këtë arsye, ata kanë ndjekur tre trajnime nga ekspertë të fushave përkatëse, të cilët kanë ndarë eksperiencat e tyre.

Gjithashtu, në këtë drejtim një mbështetje të madhe jep edhe teknologjia. Duke përdorur konceptin e blogut edukativ, studentët jo vetën kanë mësuar sesi të përdorin mjete të ndryshme ICT, por edhe si të krijojnë përmbajtjen e duhur. Studentët diskutuan me lektorët lidhur me përfitimet gjatë zbatimit të këtij projekti.

Leave a Reply

This will close in 0 seconds

en_USEnglish